Ulet norma bazë e interesit, pritet
sërish rritje e dobët e ekonomisë

Ulet norma bazë e interesit, pritet<br />sërish rritje e dobët e ekonomisë
TIRANË - Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur që të ulën normën bazë të interesit me 0.25 për qind. Sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar se, aktualisht norma i interesit, është 3.25 për qind.
 
Rritja ekonomike pritet të jetë e dobët edhe gjatë vitit të ardhshëm dhe kjo do të bëjë që edhe korrektimi fiskal të jetë i dobët, tha guvernatori Fullani, gjatë konferencës së përmuajshme.
 
Sipas tij, kjo gjë krijon kushte më të përshtatshme për zhvillimin e ekonomisë dhe për uljen e inflacionit. Sipas Fullanit, luhatjet e rritjeve të vitit të fundit, ka ardhur si pasojë e luhatjeve të investimeve.
 
Investimet private kushtëzohen nga pasiguria e lartë dhe nga kreditimi i ulët. Sipas Fullanit, konsumatori dhe biznesi shqiptar shfaqen mjaft hezituar për marrjen e vendimeve afatgjata.
 
“Pas një rritje të shpejtë të shpenzimeve, gjatë pjesës së parë të vitit, gjatë 3 mujit të tretë është ulur kjo rritje. Niveli i lartë i borxhit publik e kufizon mundësinë e politikës monetare dhe fiskale për të mbështetur rritjen e ekonomisë”, tha gjatë së tij, Guvernatori Fullani.
 
Sipas tij, “korrektimi i borxhit fiskal do të jetë i domosdoshëm për rregullimin e borxhit të brendshëm”. Eksportet kanë shënuar një rritje prej 13.6 për qindësh, ndërsa importet kanë shënuar një ulje prej 5 përqindësh për këtë periudhë tha Fullani, gjatë konferencës së tij.  
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit