GREQI- Në Greqi gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 237 persona dhe janë regjistruar 28 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka rënë ndjeshëm pasi dje u raportuat 510 raste të reja, ndërkohë edhe numri i viktimave ka pësuar një ulje.

Numri total i pacientëve të cilët po trajtohen në përkujdesin intensiv spitalor të intubuar është 320.

Numri total i infektimeve ka shkuar 148607, ndërkohë që numri i viktimave si pasojë e COVID-19 është  5469, në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Vaksinimi në Greqi ka nisur më datë 27 dhjetor, si në shumicën e vendeve evropiane me Pfizer.

Pasi Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar përdorimin e vaksinës anti-COVID, Moderna në Greqi më datë 13 janar kanë mbërritur 8 mijë doza të kësaj vaksine dhe pritet të vijnë të tjera.