Numri i nxënësve që janë regjistruar në shkollat e arsimit parauniversitar në vend ka pësuar rënie edhe gjatë vitit shkollor 2020-2021. Sipas Institutit të statistikave janë 460.819 nxënës të regjistruar, shifër kjo që është 4,4 % më e ulët krahasuar me vitin shkollor 2019-2020.
Për ekspertin e arsimit Qemal Çejku shkak për këtë rënie të numrit të nxënësve është emigracioni, mungesa e infrastrukturës së mësimdhënies në shkolla duke u kthyer atë më shumë në institucion teorik, ku thuajse mungon praktikë për lëndë të caktuara.
“Nuk kemi baziken e infrastrukturës, shkolla është kthyer në një shkollë teorike, e cila nuk është e shoqëruar me laborator mësimor, informatike, biologji, kimi etj.
Mungesa e nxënësve për t’u regjistruar do të thotë që nesër do të kemi më pak gjimnazistë, më pak shkolla profesionale, më pak profesionistë për sistemin dhe tregun e punës, më pak student dhe më pas, pasi këto student të mbarojnë niveli tyre nuk është në atë që ne mendojmë. Ata nuk mund të kapin jetën në i Shqipëri dhe janë detyruar të ikin. Për shoqërinë shqiptare kjo është më e rënda që mund t’i ndodh.”
Pandemia, thotë Çejku i ka orientuar më shumë prindërit me ardhura të larta, t’i regjistrojnë fëmijët në shkolla jo publike për shkak të kushteve, por duhet pasur kujdes në përzgjedhjen e tyre.
“Këta mësues që punojnë në arsim jo publik a kanë të njëjtin trajnim dhe të njëjtën mundësi për mësimdhënie më të mire, a kanë ndonjë filter, a kanë ndonjë kontroll në këto mësues? Këtë e zgjidh vetëm provimi i maturës që është i përgjithshëm”, thotë ai.
Ndërkohë prindërit shprehen se pavarësisht se fëmijët e tyre ua kanë besuar shkollave publike, investojnë në kurse private për thellim njohurish.
Në vitin shkollor 2020-21, 91.4 % e nxënësve të arsimit 9 vjeçar u regjistruan në institucionet e arsimit publik dhe 8,6 % në institucionet e arsimit privat.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4159
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor, 17:31
-
Rama largon zv/ministren e Arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin drejtoreshë në gjimnazin 'Petro Nini'
18 Dhjetor, 17:52
-
Akuza dhe dyshime për manipulim zgjedhjesh në atletikë, protagonistët mbledhje në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit
28 Nëntor, 16:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Vrasja e Martinit, zbardhet audioja tronditëse në mbledhjen e prindër te 'Fan Noli': Autori nxori thikën në klasë, mbani përgjegjësi
22 Nëntor, 20:30
-
VIDEOLAJM/ ‘Ik, zhduku’, kush i provokoi nga brenda Ministrisë së Arsimit qytetarët që po protestonin për vrasjen e Martin Canit
21 Nëntor, 16:36
-
Studimi në Shkodër: Afro 20 për qind e nxënësve bullizohen në shkollë! Shqetësim dhe mungesa e oficerëve të sigurisë
21 Nëntor, 16:16
-
Futi në kurth arsimin, dërgohet për gjykim 20-vjeçari që ngriti skemën e mashtrimit me bursa studimi në SHBA! Hiqej si zyrtar i ambasadës, dha 19 certifikata false për nxënës e mësues
20 Nëntor, 13:44
PER SHKAK TE ULJES SE NR.TE NXENESVE DREJTUESIT E ZVA HEQIN NGA PUNA KE DESHIROJNE.KESHTU NDODH ME DREJTORESHEN E ZVA NE VLORE,ALMA BAKIUN
PërgjigjuVec shqiptaret jane kaq mazokiste sa te ikin nga bolleku I rames per te ik me vujt neper gjermanira e Italiara e kanadara... se kuptoj
Përgjigju