Rritja e sensibilizimit mbi sëmundjet seksualisht të trasmetueshme ka filluar të shënojë edhe një ulje të numrit të të prekurve nga infeksionet seksualisht të trasmetueshme.
 
Fushatat e sensibilizimit si edhe vizitat e kryera tek mjeku gjinekolog ka bërë të mundur që infeksionet seksualisht të transmetueshme të diagnostikohen më herët dhe rrjedhimisht edhe të kurohen më herët.
 
Mjekja Gjinekologe Mimoza Keta, sqaroi se situata tani është e ndryshuar dhe shqiptarët së paku pyesin drejtpërsëdrejti për shëndetin e tyre dhe jo më me letra anonime.

 "Sot shikoj ndryshim, është thyer tabuja. Gratë janë të përgatitura psikologjikisht për analizat dhe për të marrë trajnimin për t'u ndjerë komode".

Shpesh infeksionet seksualisht të trasmetueshme ngatërrohen me sëmundjet seksualisht të trasmetueshme, për këtë arsye vlen sqarimi.
 
"Infeksionet seksualisht të transmetueshme, shkaqet fillojnë nga numri i shtuar i partnerëve dhe nga problemet e një seksualiteti jo normal, të gjitha çojnë që këto infeksione të përhapen".

Si në të gjitha sëmundjet seksualisht të trasmetueshme edhe në këtë rast vlen i njëjti sugjerim për parandalimin e tyre. Abstinence para martese dhe besnikëri ne martesë. 

"Nuk do të thotë që të përdorësh një prezervativ mund të mbrohesh nga një sëmundje, por mund të mbrohesh duke shkuar me partnerë të kontrolluar, duke kontrolluar veten dhe të përdorësh prezervativ" deklaroi Mimoza Keta.


d.b/shqiptarja.com