Ulet numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë/ 316 raste të reja dhe 3 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Ulet numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë/ 316 raste të reja dhe 3 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Foto nga spitali COVID në Kosovë

KOSOVË- Në Kosovë, gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 316 persona dhe janë raportuar 3 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri viktimave ka pësuar një ulje pasi dje janë regjistruar 8 viktima, ndërkohë që numri i infektimeve është rritur.

Pacientët të cilët kanë arritur të shërohen nga virusi fatal gjatë 24 orët e fundit janë 195.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 116 raste, Prizren 35 raste, Mitrovicë 23 raste, Gjilan 21 raste, Vushtrri 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Gjakovë 10 raste, Lipjan 10 raste, Ferizaj 9 raste, Skenderaj 9 raste, Viti 8 raste, Kamenicë 6 raste, Podujevë 6 raste, Rahovec 6 raste, Dragash 5 raste, Klinë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Novobërdë dhe Shtime.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Drenas 1 rast (74 vjeç).

Numri total i infektimeve nga COVID-19 ka shkuar 59.304, ndërkohë që ai i viktimave është 1.482 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Më datë 5 janar, Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj dha lajmin shpresëdhënës, se Kosova bëri të mundur sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës anti-COVID se ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Ndërkohë një ditë më vonë, kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka siguruar se dozat e para të vaksinën do jenë në Kosovë në shkurt, duke shtuar se në plan do të synojë vaksinimin e 20 mijë vaksinave në ditë.

Pavarësisht se ditën e sotme numri i viktimave është i lartë, situata epidemiologjike në vend paraqitet e stabilizuar dhe si pasojë edhe masa anti-COVID u lehtësuan së fundmi.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan