Tregu primar i bonove të thesarit të qeverisë shqiptare po shfaq një tendencë stabilizimi gjatë fillimit të këtij viti. Në ankandin e zhvilluar të martën, bonot 12-mujore u emetuan me një normë mesatare të ponderuar prej 2.55%. Interesi shfaqi sërish një rënie të lehtë, ashtu siç kishte ndodhur edhe në ankandet e mëparshme. Tregu financiar këtë fillim viti duket mjaft likuid dhe kërkesat në ankande arritën vlerën e mbi 13 miliardë lekëve, nga 9.2 miliardë lekë që ishte vlera e bonove të shpallura për shitje nga Ministria e Financave. Rritja e kërkesës së tregut shpjegon frenimin e rritjes së interesave. Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2017, ankandet e bonove dhe obligacioneve ishin rritur me ritme të ngadalta, por të qëndrueshme.

Për momentin, frenimi i rritjes së interesave të bonove ndihmon në ruajtjen e interesave të ulëta në tregjet financiare. Sistemi bankar nuk ka shumë trysni për të rritur interesat e depozitave dhe të kredive.

 

d.gj/ Shqiptarja.com