Pas uljes së avionit të parë në aeroportin e Kukësit ka reaguar PD e cila thotë se sipas tyre ky është një premtim i pambajtur pasi avioni nuk u ul nga Londra por nga Rinasi.

"Hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare, premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës. Ulja e një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie.

Me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit janë si hapja e negociatave me BE: Ato nuk ekzistojnë. Ky është eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët. Kryeministri më i dështuar dhe më i paaftë në historinë e vendit do të largohet në 25 prill nga shqiptarët që duan ndryshim", shkruan PD.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sqaruar fluturimin e sotëm me ‘’Air Albania’’ me emigrantët e Londrës, dhe uljen në Rinas për të fluturuar më pas në Kukës. Rama thotë se çdo aeroport fillimisht nis si lokal, dhe më pas duhet një procedurë verifikimi për t’u bërë ndërkombëtar që zgjat 50-60 ditë. 

Një përgjigjie nuk ka munduar as nga Rama i cili ironizon duke thënë se PD e quan të pambajtur pasi avioni nuk erdhi direkt nga Londra, por ndaloi njëherë në Tiranë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:23
Rama i përgjigjet PD për aeroportin e Kukësit: Shpjego sa të duash… Pse i pambajtur? Se nuk erdhën direkt nga Londra, por ndaluan njëherë në Tiranë

Kryeministri Edi Rama nga Tropoja i përgjigjet PD e cila e quajti uljen e avionit të parë në ‘’Zayed, Flatrat e Veriut’’ premtim të pambajtur.  Rama ironizon duke thënë se PD e quan të pambajtur pasi avioni nuk erdhi direkt nga Londra, por ndaloi njëherë në Tiranë.

‘’Teksa vija këtu pashë një deklaratë, aeroporti i Kukësit tjetër premtim i pambajtur. Tashi, edhe pse është premtim i pambajtur, se nuk erdhën direkt nga Londra, por ndaluan njëherë në Tiranë. Shpjego sa të duash që duhen 50-60 ditë pas një aeroport bëhet operacional, të bëhet procesi i publikimit dhe të miratohet si aeroport ndërkombëtar. Tani aeroporti më 17 qershor hyn në sistemin e fluturimeve ndërkombëtare, deri në 17 qershor marrëveshjet për shumë drejtime do jeni lidhur, janë disa kompani, me kosto të ulët. Është aeroport më fluturime me kosto të ulët. E dinë që do kenië fluturime në Gjermani, Zvicër. Kjo do të bëjë që jo vetëm njerëzit që jetojnë në këtë zonë, e matanë në Gjakovë e Kosovë, shumë vizitorë të vijnë. E vështirë që mund të humbasin. E kam thënë që ditën e parë, që Tropoja do të jetë një nga zonat më të bukura turistike të Shqipërisë. ‘’- tha Rama.