Ulja e buxhetit, KOKSH takim me ministren e sportit! Do diskutohet edhe për hapjen e basteve

Ulja e buxhetit, KOKSH takim me ministren e sportit! Do diskutohet edhe për hapjen e basteve

Takim mes përfaqësuesve të qeverisë dhe KOKSH

Të premten në orën 12:00 presidenti i KOKSH-it Fidel Ylli do të zhvillojë një takim në tryezë të rrumbullakët me të gjithë federatat sportive ku pjesmarrëse do jetë edhe ministria e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.

Në këtë takim do diskutohen dy tema siç janë ‘grantet e sportit’, që këtë vit janë ulur, por edhe ‘hapja e basteve sportive’, që sipas Fidel Yllit, presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, është shpëtimi i vetëm për sportin.

Siç dihet, këtë vit qeveria e ka zbritur buxhetin e sportit në 500 milionë lekë të vjetër, nga 1 miliard e 380 milionë që ishte vitin e kaluar. Ndonëse federatat besojnë se bëhet fjalë vetëm për një fond të pjesshëm, teksa thonë se kanë marrë garanci nga ministria, por këtë gjë vetëm koha do ta vërtetojë.

Siç është e ditur, kompanitë e basteve në Shqipëri kanë ulur qepenat “de jure” që prej datës 1 janar 2019, por që gjatë këtyre viteve thuhet se kanë lulëzuar ilegalisht.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja