TIRANË - Tregu shqiptar i karburanteve ka reaguar sot për herë të parë për vitin 2015 duke ulur me 5 lekë për litër çmimin e naftës dhe benziës ndërkohë që tregjet botërore po shënojnë rënie ditë pas dite të çmimit të naftës bruto nën 49 dollarë për fuçi për naftën bruto WTI.
 
Në pompat e karburanteve në Tiranë sot një litër naftë është shitur për 162 lekë dhe një litër benzinë për 167 lekë me një ulje 5 lekë për litër në krahasim me çmimet e mëparshme të naftës, 167 lekë dhe benzinës 170-172 lekë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)