Ulja e çmimit të barnave
farmacistët janë të paqartë

TIRANE- Ulja e çmimit të barnave me 10 % për shkak të hyrjes në fuqi të vendimit, pikërisht në 1 prill, ka sjellë një problematikë të madhe për të gjithë farmacistët. Kjo pasi, një pjesë e tyre pohojnë se nuk kanë një shkresë zyrtare ku të informohen se çfarë procedurash duhet të ndjekin. Për shkak të kësaj një pjesë e tyre i kanë shitur medikamentet pa bërë zbritjen prej 10 për qind, ndërkohë që disa të tjerë e kanë aplikuar atë. “Sot jemi në një situatë të pasqaruar. Askush nuk na ka njoftuar apo të na informoje me anë të një shkrese se çfarë rruge duhet të ndjekim. Edhe mallin që po blejmë sot, po e marrim me TVSH ndaj nuk dimë se si do të veprojmë” pohon një farmaciste.

Ndërkohë që nga Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave theksohet se aktualisht janë duke u prodhuar pullat e reja të cilat do të jenë me çmim më të ulët, pra duke mos përfshirë TVSH. Por këto pulla do të përdoren vetëm për medikamentet të cilat do të hyjnë tashmë në Shqipëri. Sa i përket ilaçeve të cilat tashmë ndodhen stok, ka një vendim të Ministrisë së Financave i cili parashikon për rimbursim të tyre.

“Është bërë rakordimi mes Ministrisë së Shëndetësisë, asaj të Financës dhe Degës së Tatimeve që të gjitha subjektet farmaceutike do ta kenë të rimbursueshme këtë vlerë në fund të vitit në deklarimin e tyre tatimor. Gjatë kësaj periudhe transitore të ndryshimit të çmimit, do të ushtrohen kontrolle në farmacitë në të gjithë vendin, që medikamentet të shiten me çmime siç e parashikon ligji”, ka deklaruar Ina Thereska, nëndrejtore e Qendrës së Kontrollit të Barnave. Sipas saj, heqja e TVSH-së është për të gjitha llojet e barnave të cilat importohen në Shqipëri. Nga ana tjetër, janë duke u marrë masat që të mos ketë mungesë të barnave për shkak të ndryshimit të pullës, dhe po kështu të gjitha subjektet farmaceutike janë duke u kontrolluar në mënyrë që të mos ketë abuzime.

Shkrimi u publikua sot (2.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit