Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha sot në komisionin e Ekonomisë se ulja e inflacionit gjatë vitit 2015 u ndikua kryesisht nga kapacitetet prodhuese të pashfrytëzuara dhe nga tregjet ndërkombëtare.
“Kërkesa agregate mbetet e pamjaftueshme për të vënë në shfrytëzim të plotë kapacitetet prodhuese. Për rrjedhojë, ambienti i brendshëm ekonomik ka ushtruar presione të ulëta për rritjen e inflacionit, të cilat janë përforcuar më tej edhe nga tendencat dizinflacioniste të vëna re në tregjet ndërkombëtare. Ndonëse në rritje, inflacioni vijoi të luhatet nën objektivin tonë prej 3.0%, gjatë gjithë vitit të shkuar”, deklaroi Sejko.
Teksa prezantoi Raportin Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2015, Sejko tha se “ekonomia shqiptare ka vijuar të shënojë përmirësim gjatë vitit 2015”.
“Ritmet e rritjes janë përshpejtuar krahasuar me vitin paraardhës, ndërsa treguesit kryesorë të ekuilibrave ekonomikë dhe financiarë të vendit kanë ardhur përgjithësisht në përmirësim. Kështu, defiçiti i llogarisë korrente është reduktuar, deficiti buxhetor ka regjistruar rënie me 1.6 pikë përqindjeje të PBB-së; bilancet e bizneseve shfaqen më likuide; treguesit e kredive me probleme dhe të rentabilitetit të sistemit bankar kanë ardhur në përmirësim", deklaroi ai.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com