Projektligji që përcakton uljen e moshës së daljes në pension për minatorët në 55 vjeç nga 60 vjeç, që është aktualisht, do të nisë nga shqyrtimi të hënën në komisionet parlamentare.
Kategoria që përfiton sipas këtij pr/ligji duhet të mos jetë ekonomikisht aktive, pra punonjësi nuk duhet të jetë i punësuar apo i vetëpunësuar në sektorë të tjerë, me përjashtim kur jeton në fshat dhe kryen punë në bujqësi si i vetëpunësuar.
Bazuar në të dhënat që disponohen, si dhe në numrin aktual të të punësuarve në miniera, në harkun e 4 viteve, numri i personave që përfitojnë, parashikohet të arrijë në 3840 veta. Nga këta, 3690 persona janë aktualisht përfitues të skemës së trajtimit të veçantë financiar, në zbatim të ligjit përkatës, ndërsa pjesa tjetër janë përfitues të rinj.
Personat, që do të trajtohen sipas këtij pr/ ligji, është parashikuar të përfitojnë dhe kompensimin për të ardhurat minimale, si dhe kompensimet që rrjedhin nga rritja e çmimit të energjisë elektrike etj, sikurse personat e tjerë që përfitojnë pension pleqërie.
Rezulton se rreth 74 % e numrit të përgjithshëm të përfituesve, sipas këtij ligji, ose rreth 2280 veta, që aktualisht marrin trajtim financiar, parashikohet të marrin pension minimal 12.300 lekë në muaj, shumë, e cila, bashkë me kompensimet e tjera, shkon në 14.474 lekë në muaj. Pjesa tjetër, rreth 17 % e përfituesve, parashikohet të marrin një pension mujor në masën nga 16500 deri në 21000 lekë në muaj. Nisur nga kjo, parashikohet që këtë pension ta përfitojnë edhe rreth 150 persona, ose 9 % e totalit të numrit të parashikuar të përfituesve, që hyjnë si përfitues të rinj.
Për punonjësit e nëntokës, për shkak të daljes së parakohshme në pension dhe reduktimit të vjetërsisë në punë, si dhe për të evidentuar saktë, në mënyrë të veçantë ata persona që realisht janë të punësuar në nëntokë, parashikohet një kontribut shtesë në masën 5 % të pagës bruto, i cili do të paguhet 3% nga punëdhënësi dhe 2% nga punëmarrësi.
Efekti financiar total i pr/ligjit parashikohet të jetë rreth 702 milionë lekë, ndërsa efekti financiar për kompensimet arrin në 91 milionë lekë.
ATSH
/Shqiptarja.com