Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen udhëtoi të shtunën në Bullgari për inaugurimin e një tubacioni të ri të gazit natyror midis këtij vendi dhe Greqisë, teksa theksoi vendosmërinë e BE-së për të mos u mbështetur në importet ruse të energjisë.
Duke folur në një ceremoni në Sofje, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e përshëndeti tubacionin si një kontribut të rëndësishëm në kufizimin e mundësive që Rusia të përdorë rezervat e saj të gazit dhe naftës për të shantazhuar ose 'ndëshkuar' BE-në.
“Ky tubacion ndryshon situatën e sigurisë energjetike për Evropën. Ky projekt do të thotë liri”, tha von der Leyen para një auditori që përfshinte krerët e shteteve dhe qeverive nga rajoni.
“Komisioni Evropian ka zotuar afro 250 milionë euro për të financuar projektin”, tha von der Leyen.
Rëndësia e tubacionit Gas Interconnector Greqi-Bullgari, i cili përfundoi në korrik, është rritur ndjeshëm pasi Moska vendosi të kthejë furnizimet e saj të gazit natyror në një armë politike.
Gazsjellësi 182 kilometra (115 milje) shkon nga qyteti verilindor grek i Komotinit, ku lidhet me Gazsjellësin Trans-Adriatik, deri në Stara Zagora në Bullgarinë qendrore. Planet parashikojnë një kapacitet fillestar prej 3 miliardë metra kub gaz në vit dhe perspektivën e zgjerimit të ardhshëm në 5 miliardë metra kub.
Zyrtarja ekzekutive e projektit, Teodora Georgieva, tha se tubacioni i ri do t’i mundësojë Bullgarisë që të ndihmojë me furnizimin "me gaz të Ballkanit Perëndimor” dhe “të sigurojë edhe furnizime për Moldavinë dhe Ukrainën”.
“Ne kemi mundësinë për të furnizuar me gaz Ballkanin Perëndimor, për të siguruar furnizime për Moldavinë dhe Ukrainën”, tha Georgieva.
Liri qe varet 100% nga Erdogani…kujdes me Erdoganin tani, se po e mbylli ai rubinetin, dhjeu gjithe lirine…
PërgjigjuLesh kesh thuaj ku do ta gjeni gjithe ate gas qe i nevojitet Europes ju ? Thjesht po behet nje politike e gabuar qe do te coj ne rrenimin e ekonomise nese nuk ndryshohet menyra e veprimit
Përgjigju