Drejtori i hotelerisë “Riviera e Ulqinit” i ka dërguar puntorëve shqiptarë një letër kërcënuese ku i bën thirrje ta mësojnë me detyrim gjuhën malazeze.

Uebsajti “Ulqini-online” bëri publik letrën në të cilën diskriminohen punonjësit e kësaj ndërmarrje.

Megjithse stafi i punës është njohës i mirë i gjuhës angleze drejtori i kësaj ndërmarrjeje u ka vënë një afat për të mësuar gjuhën e vendit ku punojnë dhe jetojnë.

”Në komunikim të shpeshtë që kam me Ju, kam vërejtur se shumë keq përdorni gjuhën malazeze. Për shkak të natyrës së punës në gjuhën malazeze duhet cdo ditë të komunikoni si me kolegët e punës ashtu edhe me klientët, jeni të detyruar gjatë muajve të dimrit ta mësoni plotësisht gjuhën e shtetit ku punoni dhe jetoni” – shkruhet në letrën e ndërmarrjes hotelerike “Riviera e Ulqinit”

Përmbajtja e letres ka ngajllur shumë shqetësim tek pjesa më e madhe e shqiptarëve të cilët nuk e flasin gjuhën malazeze, për shkak se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Riviera e Ulqinit

Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)