Ulqin, plagosen me armë
5 shqiptarë, tre nga Tirana

Ulqin, plagosen me armë<br />5 shqiptarë, tre nga Tirana
ULQIN - Pesë shqiptarë, 3 nga Tirana, një nga Shkodra dhe një tjetër banor i zonës, janë plagosur në Ulqin me armë zjarrin, pasi ndaj tyre ka qëlluar me breshëri një shqiptar nga Kosova. Menjëherë pas ngjarjes, policia e Ulqinit ka arrestuar Shaban Hisenin 25 vjeç me banim në Ulqin.
 
Siç mëson gazeta Vijesti, Hiseni është ndaluar një orë pasi kishte qëlluar disa herë me pushkë gjysëmautomatike në drejtim të disa personave.
 
Ngjarja ka ndodhur në lokalin ‘’Stari ribar’’ në Ulqin rreth mesnatës. Siç është mësuar nga burime të policisë, para plagosjes personat që janë përfshirë në këtë ngjarje, kanë pasur një diskutim verbal mes tyre.
 
Nga i njëjti burim mësohet se të plagosur janë personat me inicialet, S. Z. Nga Ulqini dhe shtetasit nga Shqipëria A.T., B.T., M.K., nga Tirana dhe G.Gj., nga Shkodra.
 
Të gjithë të lënduarit u transportuan në spitalin e Tivarit dhe gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca