Ulqini në Report Tv: Meta në krye të opozitës, po shpërndau parlamentin do të ndodhë më keq se me 30 Qershorin

TIRANE-Deputeti i PS-së, Musa Ulqini i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se Ilir Meta ka shtuar numrin e shkeljeve me ngërçin ku ka futur Gjykatën Kushtetuese prandaj shumica i është drejtuar Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij me prova të reja. Ai tha se Meta nuk ka shanse që të shpërndajë parlamentin, pavarësisht dëshirës. Por nëse ndodh një gjë e tillë, socialisti kishte një paralajmërim 'ndodhë më keq se me dekretin për zgjedhjet vendore' duke lënë të kuptohet se shumica nuk do ta njohë.

"Presidenti ka shtuar numrin e shkeljeve, kemi bërë një dokument parlamentar dhe e kemi bërë të qartë këtë gjë. Meta do të kishte dëshirë të jashtëzakonshme politikisht ta shpërndante parlamentin, por nuk ka asnjë mundësi. Ai mund ta ndërmarrë dekretin por do të ndodhë më keq se me dekretin për zgjedhjet vendore. Presidenti është qartësisht në konflikt interesi, se të gjithë sulmin e ka ndaj KED- Kushtetueses dhe parlamentit. Presidenti nuk ka mundësi të shpërndajë parlamentin. Ne po listojmë edhe një tjetër shkelje. Kuvendi mund të shtyjë punën e komisionit nëse është e nevojshme". Referuar Metës ai tha se 'është në krye të opozitës në Shqipëri'.

Por si e komenton Ulqini vendimin e Ilir Metës për ta shpallur ambasadorin e BE-së Bernd Borchardt 'non grata' në Presidencë? "Keqardhje e jashtëzakonshme. Se argumenti i parë se është shprehur kundër dekretit për zgjedhjet. Si mund të penalizohet kreu i OSBE-së, pasi është edhe komisioni i Venecias edhe Palmer, edhe drejtuesit më të lartë të BE-së që janë shprehur kundër dekretit për zgjedhjet. Kjo e para nuk qëndron. Përsa i përket të dytit, ai e para ka kërkuar ndjesë dhe thoshte se u ndodha me gruan dhe një grup njerëz meshkuj, as fëmijë e gra, u sulën dhe krijuan një situatë frikësuese dhe reagimi im, thoshte ai nuk duhet të ndodhte. Gjithë kjo histeri kundër ndërkombëtarëve".

Me situatën e krijuar a është penduar PS-ja që e zgjodhi Metën President? "Në rrethanat kur u zgjodh u bënë shpjegimet, plotësonte të gjitha shanset që Shqipëria të mos mbeste pa president. Ishim të kushtëzuar nga numri i votave mandatin e kaluar. Numri i votave na kushtëzoi të shkojmë te Meta.

Unë nuk kam menduar se do të kishte këtë raport me këtë shumicë që e ka zgjedhur kryetar parlamenti dhe president. Por lufta politike dhe pushteti ka ecur në një mënyrë të tillë. Gjithcka që po bën presidenti më ngjan me një cunam që adresohet drejt reformës në drejtësi, po bëhen përpjekjet për ta bllokuar dhe tregon se kush po përpiqet që ta bllokojë" tha Ulqini.

Në fund ai foli edhe për reformën zgjedhore dhe tryezën e organizuar nga OSBE-ja. "Për herë të parë jemi në normalitet, pasi PD-ja po diskuton dhe kjo është një gjë shumë e mirë, pastaj për financimet ka diskutime dhe vetë opozita është e ndarë, por më në fund erdhëm atje ku filloi" përfundoi ai.

VIDEO/Intervista e plotë e deputeti Musa Ulqni në Report TV

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 20/11/2019 21:27

    Ti zoteri dhe krahu juaj politik ,i beni sulm te pa skrupullt ,presidentit-te cilin e keni zgjedhur me deshire te pa par ,duke kujtuar se ky zoteri ishte vegla juaj me efikasitet te plot ,per te mbillur aferat tuaja te pa skrupullta ,ne kurriz te popullit ,sa fukara po kaq dhe te pa pregatitur ,tju thyej hundet gjakpiresve te tyj .Juve zoterinj i kerkoni popullit tju perkrah ,ne nje kohe kur ju me vetedije e keni poshteruar kete popull duke e lene pa pune ,me rroga e pensione poshteruese ,me mosperfillie e poshterim kerkoni ta qorrollepsni e ta manipuloni duke e mashtruar se ju e keni shpirt e xhan e smund te jetoni pa te .Sa per zoteri Borshardt --pamvaresisht kush eshte e nga vjen --,mos u mundoni te poshteroni vellezrit tuaj per pak kredo nga te huaj .Mos kujtoni se dikur sdo ta villni kete perkrahie fallse dhe te pa denj .,nga cilidoqofte .Zoti ju qartesofte .Faleminderit.

    Përgjigju
  • O tej: 20/11/2019 16:46

    shkarkoni kete edepsez president

    Përgjigju
    • Ku ku bre: 20/11/2019 18:21

      Hale thuaj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë