Ulsi Manja do të jetë ministri i ri i Drejtësisë në mandatin e ri qeverisës, të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama. Por emërimi i Manjës në krye të drejtësisë ka shkaktuar edhe reagimin e Partisë Demokratike, e cila thotë se ky emërim cënon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj.  Më tej Enkelejd Alibeaj shkruan se ky është një provokim ndaj shoqërisë shqiptare dhe shton se qytetarët tanë dhe bota mbarë ia njeh krimet që ka kryer në bashkëpunim me Edi Ramën.

'Emërimi i Ulsi Manjës si Ministër Drejtësie, është një provokim ndaj shoqërisë shqiptare. Qytetarët tanë dhe bota mbarë ia njeh krimet që ka kryer në bashkëpunim me Edi Ramën. Caktimi në krye të Drejtësisë të një prej simboleve të pandëshkueshmërisë së krimeve elektorale të Dosjes 184, është një shembull negativ që cënon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj. Ky është një tjetër ilustrim kuptimplotë se si masakra zgjedhore nuk zgjidhi asgjë për qytetarët. Përkundrazi, vota e vjedhur përdoret si imunitet për krimet e shkuara dhe ato të reja në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve.'- shkruan Alibeaj.

Vijon...