Ultimatumi i Ali Pashës 
për francezët në Korfuz

Ultimatumi i Ali Pashës <br />për francezët në Korfuz
TIRANE- Dokumenti i mëposhtëm është pjesë e një letre (ultimatum) që Ali Pasha i ka dërguar gjeneralit francez, Zhylien Besier, aso kohe komandant i trupave franceze në Ishujt Jonianë, terren nga ku forcat e Bonopartit synonin të zbarkonin dhe pushtonin territoret e pashallëkut të Janinës dhe më gjerë.

Fillimisht, trupat franceze morën disa nga qytetet bregdetare të brigjeve të Çamërisë, të cilat më parë kishin qenë baza të venecianëve, sikundër Pargen, Prevezën, Butrintin, etj. Prej këtu francezët filluan përpjekjet dhe organizimet për një invazion të mundshëm të territoreve që ishin nën kontrollin e Ali Pashës.

Duke njohur mirë synimet, dhe organizimit e forcave të Bonopartit, Ali Pasha, në datën 10 Mars 1808, nga Janina, i dërgon këtë letër – ultimatum forcave franceze nga Janina.

Nga përmbajtja e saj lexuesi mund të dallojë vendosmërinë e Ali Pashës për të mbrojtur vendin e tij, koshiencën nacionale që ai e shpall qartë se “ai dhe shqiptarët e tij…” do të luftojnë me vendosmëri; kurajon për të kërcënuar fuqinë franceze, aso kohe më e madhja në Europë; diplomacinë e rafinuar për të zbutur dhe mikluar kundërshtarin; aftësinë e elokuencës komunikative me të huajt; etj.
 
Letra është marrë nga Fondi i Dokumenteve të Ali Pashës dhe i takojne - “Arhio Ali Pasa”, Genadhiu Vivliothiqis, Instituto Neoelenikon Spudhon, - të botuara në  Athina 2009, vellimi  I,  faqe. 694.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg