Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, u ka bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira në konfliktin në Lindjen e Mesme që të respektojnë “një armëpushim dyjavor”, për t’i dhënë mundësi diplomacisë të arrijë një zgjidhje përfundimtare.

Sharif ka kërkuar në platformën X nga autoritetet iraniane që të hapin Ngushticën e Hormuzit gjatë kësaj periudhe, “si një gjest vullneti të mirë”, dhe i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump “të shtyjë me dy javë afatin” e vendosur për ndërhyrjen në Iran.

Kryeministri ka deklaruar se përpjekjet diplomatike për një zgjidhje paqësore të konfliktit po ecin “me ritëm të qëndrueshëm”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ultimatumi i Trump për Iranin skadon në orën 02:00: Një qytetërim i tërë mund të marrë fund sonte! Pakistani kërkon shtyrje me 2 javë, Uashingtoni dhe Teherani “po e shqyrtojnë”