LEZHË - Të srehuarve në hotele në Shëngjin, u është kërkuar të lënë hotelin nga dita e sotme. Të shqetësuar, kur ende nuk kanë gjetur një banesë me qira, dhe në shumë raste as nuk kanë marrë bonusin e qirasë, banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, shtëpitë e tyre u shpallën të pabanueshme, apelojnë përmes Report Tv që shteti të kthejë sytë nga ta dhe të mos i hedhë në rrugë.
Në hotele në Shëngjin janë rreth 700 banorë, pasi ditët e fundit ka pasur shumë largime. Pritet të shihet se si do të jetë fati i këtyre banorëve, në kushtet kur i është vënë ultimatum për të liruar hotelet nga dita e sotme.
Shumë do të kthehen duke rrezikuar në banesat e tyre të shpallura të pabanueshme, por ka edhe ata që nuk kanë mundur të bëhen pjesë e procedurave të aplikimit, pasi nuk kanë certifikatë pronësie.
Banorët thonë një zëri se nuk kanë ku të shkojnë dhe se shteti po u kërkon shumë burokraci. Teksa disa kanë bërë gati rrobat për t'u larguar, të tjerë refuzojnë të dalin nga hotelet dhe paralajmërojnë se do të bëjnë rezistencë, në kushtet kur nuk kanë asnjë vendstrehim tjetër.
Teksa Lezha, Tirana dhe Durrësi janë në emergjencë kombëtare deri më 31 mars, ende nuk është zgjidhur plotësisht procesi i strehimit, ndërsa rindërtimi pritet të fillojë pas Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel.
Një banorë i Lezhës të cilit i është thënë të lërë hotelin në Shëngjin, thotë se nuk ka mundësi financiare për të shkuar në shtëpi tjetër, pasi banesa e tij është shkatërruar nga tërmeti. AI kërkon ndihmë nga shteti, teksa ende nuk ka marrë bonus qiraje.
"Unë jam banor i bashkisë së Lezhës, na kanë nxjerrë na kanë sjellë tek "Rafaelo" për të ndenjur deri më 31 mars, kur të vijë banori i fundit do të dilni ju. Kanë tre ditë që na kanë paralajmëruar për të dalë, ndihmë ekonomike kam 6 mijë lekë, kam 4 fëmijëve, një e kam të ndarë, tre fëmijë e gruan me vete, jemi bashkë me gruan të papunë. nuk kemi përfituar bonus qiraje, as ma ka premtuar njeri. Shtëpinë e kam të shkatërruar, ballkoni i katit të pestë më ka rënë sipër. Nuk di ku të shkojmë. Fëmijët i kam sëmurë, njërin e kam në spital. Për sy të ballin, çka me thënë...Me 60 mijë lekë a me ngrënë bukë, a çfarë të bëjmë", tha një banor për gazetarin e Report Tv, Elvis Hila.
Një qytetar nga Mamurrasi ka dalë nga hoteli "Rafaelo" në Shëngjin, por ka mbetur në qiell të hapur, pasi shtëpia e tij është shkatërruar. AI kërkon akte vetëflijimi, në kushtet kur ndihet i braktisur nga shteti.
"Unë do shkoj të mbytem në det me gjithë fëmijët e mi se nuk kam ku të shkoj, banesa ime është shembur në Mamurras na ka rënë në tokë. të veprojë kryebashkiakja se ne jemi duke jetuar si qen. na sollën këtu dhe tani po na hedhim në rrugë. a të shkoj me vëllezërit e mi në çadra ku po bërtasin fëmijët e vegjël nga i ftohti", tha banori.
Përse hotelexhinjte bajga i hedhin ne rruge? Po tu ishte prishur hotelexhinjve hoteli dhe të ngeleshin me presh n beth do silleshin keshtu në kete menyre? Mjer atë ke ze!
Përgjigju