Ulur këmbëkryq e duke pirë raki, Ambasadorja Yuri Kim poston foto nga vizita në Bajram Curr: Malet madhështorë dhe njerëzit fisnikë

Ulur këmbëkryq e duke pirë raki, Ambasadorja Yuri Kim poston foto nga vizita në Bajram Curr: Malet madhështorë dhe njerëzit fisnikë

Ambasadorja Yuri Kim gjatë vizitës në Bajram Curr

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka vizituar sot qytetin e Bajram Currit, ndërsa ka postuar foto e ulur këmbëkryq e duke pirë raki. Në Instagram, Kim ka vlerësuar bukuritë e veriut të Shqipërisë, ku shkruan se malet janë madhështore e njerëzit fisnikë.

Kim siguron se kjo nuk do të jetë vizita e saj e fundit në këtë qytet.

 “Është e vërtetë ajo që thonë ata për veriun: malet janë madhështore, por njerëzit janë vërtetë fisnikë. Kam vizituar me studentët Bajram Currin të cilët po marrin pjesë në “English Empowers All Tropojans”, organizuar nga Shoqata Alpin.

Piva raki me Catherine Boehn dhe miqtë e tjerë të cilët po promovojnë turizmin miqësor me mjedisin në vendet malore të Shqipërisë. E mbylla vizitën time me një performancë nga Ansambli Dardania, që kërceu me një pasion të paharrueshëm. Faleminderit qytetarëve të Bajram Currit për pritjen tuaj të ngrohtë në udhëtimin tim të parë, përfundimisht nuk do të jetë i fundit. Shihemi së shpejti”, shkruan ambasadorja.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lymi Tutit: 26/05/2021 20:26

    Kur e ka vizituar Saliu Tropojen,per te fundit here ??...... Edhe keto jane “mesazhe”.... Lymi Tutit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm