Unaza e Kuçovës ‘peng’ i shpronësimeve, ndërpriten punimet e rrugës! Banorët: Vetëm premtime fushate, kur bie shi përmbytemi

Kjo është unaza e qytetit të Kuçovës, investimi i së cilës nisi në shkurt 2021, por nuk po përfundon as në 2022-shin.

Makineritë e firmës janë larguar, ndërsa rruga ka mbetur pa asfaltuar dhe pusetat të hapura. Kryebashkiaku Kreshnik Hajdari, jashtë kameras thotë se punimet janë ndërprerë për shkak se nuk është miratuar nga qeveria fondi i shpronësimeve për banesat që preken nga zgjerimi i unazës.  

Report TV kreu vëzhgim dhe në lagjet “11 janari,  “1 Maj” ku rrugët janë të amortizuara dhe të ndotura. 

“Vetëm çakull hedhin asgjë tjetër! 30 vite kështu ka qenë, asnjëherë nuk e kanë shtruar, premtojnë se do e shtrojmë, por asgjë fare. Kur bie shi duhet të kalosh me çizme këtu. Kur bie shi nuk kalohet dot fare, mbushet me ujë. Po bëhen shumë vite, asgjë nuk bëhet, mjerë populli…! Këta (politikanët) vijnë vetëm për zgjedhje, bëjnë premtime dhe nuk i mbajnë”, shprehen disa banorë. 

Prej vitesh në qytetin naftëmbajtës nuk kryhet asnjë investim në infrastrukturë.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë