Një pjesë e banorëve të "Unazës së Re" janë futur këtë të mërkurë në ditën e 39 të protestës ndaj projektit "Unaza e Madhe". Ata vijojnë të kërkojnë dëmshpërblim 100% për shtëpitë të cilat do të preken nga projekti, që sipas tyre, është i paligjshëm dhe i ndërmarrë vetëm për përfitime personale të qeverisë.
Të veshur me jelekë fosforeshentë, ata kërkojnë me megafon nëpër duar edhe arrestimin e cdo politikani që sipas tyre është përfshirë projektin e "Unazës së Madhe", konkretisht atë të kreut të ARRSH-së Afrim Qendro dhe ministrit të Transporteve, Damian Gjiknuri. Ata përkrahen në kërkesat e tyre, sikurse janë përkrahur në më shumë se një muaj, edhe nga deputetë të opozitës, sikurse Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari. Ky i fundit, sikurse banorët e zonës, shprehu mbështetjen e opozitës ndaj protestës studentore dhe u bëri thirrje politikanëve që të mësojnë nga organizimi i paqtë i tyre.
"Larg shtëpive tona", "O Erion, o hajdut", "Shtëpia jonë është jeta jonë", "Na ndihmoni qytetarë të mbrojmë fëmijët tanë", këto janë disa nga parrullat e banorëve që mbahen nëpër duar e brohoriten njëzëri.
Banorët e mbështesin tanimë qëndrimin e tyre edhe tek materialet e publikuara pak ditë më parë në emisionin "Të Paekspozuarit", të cilat ngritën dyshime për falsifikimin e dokumenteve në SHBA nga kompania fituese e lotit të parë të "Unazës së Madhe" me vlerë 18.8 mln euro, "DH Albania shpk". Dje, Autoriteti Rrugor Shqiptar e ka kallëzuar kompaninë “DH Albania” për dy vepra penale në Prokurorinë e Tiranës; falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim. (Lexo këtu)
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari përkrahu nga protesta e banorëve të "Unazës se Re" studentët, duke u shprehur se politikanët duhet të marrin shembull nga mënyra paqësore dhe e organizuar e tyre.
Më tej, Braimllari u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk do t'ia dijë për qytetarët pasi sipas tij, nëse do kishte interes për to, do të kishte kontribuar deri më tani për mirëqënien e vendit dhe do t'i kishte shmangur protestat e banorëve të "Unazës së Re" dhe të studentëve.
"Ky vend ka të keqen e papunësisë, të varfërisë. Cdo e keqe tjetër lidhet sëbashku me këto të përmendura dhe fajtori ka vetëm një emër, Edi Rama", u shpreh deputeti i LSI-së.
Ky Edhjet ( Epshurr) brahimk** apo barkderri eshte deputeti me shpirtzi i parlamentit dhe me shpifesi dhe nuk ibehet vone aspak per shpellaret e unazes por vetem per interesat e leshitdhise....
Përgjigju