TIRANË- Ishte parashikuar që kjo e shtunë ta gjente të bllokuar ish-sheshin "Shqiponja" tek Dogana në Tiranë. Por burime për Report Tv thonë se sheshi do të jetë i lirë për qarkullimin e automjeteve, dhe se nga fillimi i javës, me nisjen e punimeve, do të shkohet drejt bllokimit të tij.

Të njëjtat burime thanë se të shtunën pritet edhe një komunikim zyrtar i përfaqësuesve të ARRSH dhe Policisë Rrugore për të dhënë specifikat se si qytetarët do të duhet të qarkullojnë dhe rrugët alternative për të shmangur kaosin në trafik.