'Unaza e Madhe'/ Vijon protesta edhe në Shkozë, banorët i vendosin flakën kazanëve të plehrave

'Unaza e Madhe'/ Vijon protesta edhe në Shkozë, banorët i vendosin flakën kazanëve të plehrave

Djegia e kazanëve të plehrave në Shkozë

Një pjesë e banorëve të Shkozës, paralelisht me banorët e 'Unazës së Re', po protestojnë përkundrejt projektit "Unaza e Madhe". Ato kanë bllokuar rrugën, kësisoj qarkullimin e automjeteve, si dhe i kanë vendosur flakën kazanëve të plehrave. 

Ndonëse pak ditë më parë deklaruan se shtëpitë i kanë blerë me para në dorë nga persona të tjerë dhe se nuk i kanë të legalizuara, këto banorë pretendojnë të dëmshpërblehen 100% për banesat që janë prekur dhe priten të shemben nga projekti.

Kjo pjesë e banorëve të Shkozës nuk kanë dalë të mërkurën e të enjten për të protestuar. Por ata dolën të martën, ku u përkrahën nga deputetët demokratë, e konkretisht nga  Aldo Bumçi. Ky i fundit deklaroi se zgjidhja e kësaj situate do të vijë vetëm si pasojë e një proteste të zhvilluar përpara Kryeministrisë. “Ta largojmë atë njeri që po sillet si pushtues. Nuk ka rrugë tjetër”, u shpreh Bumçi për kryeministrin Edi Rama.

Më datë 3 dhjetor, deputeti demokrat Aldo Bumci dhe Grida Duma u konfrontuan me inspektorin e IKMT-së, Fatmir Meta, duke e paralajmëruar këtë të fundit se Partia Demokratike nuk do t'i lejojë punonjësit e IKMT-së që të shkatërrojë 16 banesat e epiketuara në Shkozë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan