Unaza e re, 2 kilometrat që mbajnë
peng zhvillimin e kryeqytetit
Një projekt ambicioz i nisur thuajse 2 dekada më parë dhe që do të çlironte trafikun e kryeqytetit ka mbetur peng i vetëm 2 km rrugë.
TIRANE- Një projekt ambicioz i nisur thuajse 2 dekada më parë dhe që do të çlironte trafikun e kryeqytetit ka mbetur peng i vetëm 2 km rrugë. Shkak janë shpronësimet. Bëhet fjalë për Unazën e Madhe, që ka mbetur peng i një segmenti të pandërtuar, prej rreth 2 kilometër nga qendra “Kristal” deri tek Shkolla Teknologjike.
Automjetet detyrohen të kalojnë në një kthesë të improvizuar, pasi rruga është ndërprerë. Një pjese e tyre kthehen në rrugën Komuna e Parisit, ndërsa të tjerat vijojnë kalimin nëpër rrugicat e zonës së Selitës.
Automjetet e tonazhit të rëndë detyrohen të kalojnë në urën pranë stacionit të fundit të Tiranës së Re, për të ndjekur rrugën e daljes në shkollën Teknologjike. Nëse do të ishte ndërtuar segmenti i fundit i unazës se re, kalimi do të bëhej përmes tij duke evituar kështu rendimin e trafikut brenda qytetit.
Disa mjete te tjera te mëdha kalojnë përmes Unazës se Vogël te Tiranës. Edhe pse kjo lëvizje është e ndaluar nga ora 7 e mëngjesit deri ne 20 te mbrëmjes. Disa syresh kanë lejen e Bashkisë se Tiranës, pasi u duhet të shkojnë në kantiere ndërtimi brenda qytetit dhe kjo është mënyra e vetme për të shkuar..Por ndërsa ecën me lart ne afërsi të aksit të përfunduar gjen tabelën e punimeve ku shkruhet se “ndërtimi përfundon ne prill te vitit tjetër”, por vetëm për 640 metra.
Aksi prej pothuajse 1 km e gjysme që përfundon ne Shkollën Teknologjike, ka mbetur peng i shpronësimit te 184 familjeve, shtëpitë e te cilëve do të prishen për ndërtimin e Unazës se Madhe. Me një përllogaritje te pak muajve me pare shteti duhet tu paguaje këtyre familjeve mbi 1 miliardë leke për dëmshpërblimet.
Edhe kjo faturë duket se do t'i shtohet listës se gjatë të lekëve që duhet të lëvrojë qeveria e re.
Shkrimi u publikua sot (06.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4438
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08