'Unaza e Re'/ Banorët protestë në ditën e 67-të, Balliu: Është koha që qeveria e Ramës të largohet, të vendosin qytetarët

 'Unaza e  Re'/ Banorët protestë në ditën e 67-të, Balliu: Është koha që qeveria e Ramës të largohet, të vendosin qytetarët

Klevis Balliu, deputeti i PD-së në protestën e banorëve të Astirit

Protesta e banorëve të Astirit ka vazhduar edhe këtë të mërkurë duke hyrë në ditën e saj të 67-të. E mbështetur si çdo ditë nga disa deputetë të opozitës banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe vazhdojnë të kërkojnë dëmshpërblim në vlerë 100 % për banesat dhe ndërtesat e objekteve pa leje.  Me thirrjet “ Poshtë projekti”,  “poshtë projekti” “, “ Turp për Tan Lamen dhe Gjiknurin” banorët e Unazës së re deklarojnë se nuk do të heqin dorë nga protesta dhe se do të vazhdojnë deri në anullimin e plotë të projektit , ndërsa i bënë thirrje dhe qytetarëve të tjerë t’i bashkohen protestës së tyre.

Ndërkohë, ashtu si çka ndodhur prej kohësh edhe ditën e sotme në mbështetje  të banorëve të Astirit ka dalë edhe deputeti i Partisë Demikratike Klevis Balliu dhe ai i Lëvizjes Socilaiste për Integrim, Endrit Braimllari të cilët akuzuan kryeministrin se me këtë projekt kërkon të përfitojë në kurriz të qytetarëve.

Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu. Po të japim afat Edi Rama të bësh kthesë, anulosh projektin në të kundër këta qytetarë dhe e gjithë Shqipëria do t'i kesh në Surrel për të të anuluar dy njëherë e mirë. Për ti bërë nder këtij vendi dhe çdo qytetari duke e shpëtuar Shqipërinë nga fara e keqe komuniste që mbolle, me rilindjen tate të korruptuar dhe inkriminuar.

Klevis Balliu, Deputet i Partisë Demokratike

 

Protesta e banorëve të Unazës së re, ka filluar rreth dy muaj më parë. Banorët që preken nga ky projekt do t’u shemben banesat dhe objektet e ndërtuara pa leje ligjore, ndërsa pjesa tjetër e atyre që i kanë të legalizuara qeveria ka filluar një proces pune dhe do të tëmarrin dëmshpërblimin që u takon.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë