Unaza e Re/ Erion Veliaj: Kemi një bashkëpunim total nga qytetarët

E ndërsa një pjesë e banorëve të Unazës së Re vijojnë protestën, pasi kërkojnë dëmshpërblim të plotë për ndërtimet pa leje, kryebashkiaku Veliaj kërkoi prej qytetarëve të kryeqytetit mbështetje për projektet publike. “Thirrja ime për të gjithë qytetarët është: Na duhet bashkëpunimin, na duhet energji pozitive, inkurajim për çdo projekt publik. Ndaj, edhe jam i lumtur që edhe 100 metra më poshtë ku ka filluar projekti i Unazës, kemi një bashkëpunim total nga qytetarët, si nga tepelenasit, si nga tropojanët, si nga korçarët, si nga kuksianët. Fakti që të gjithë kemi kuptuar se pavarësisht se çfarë ka ndodhur në 20 apo 30 vitet e fundit, e ardhmja e Tiranës varet vetëm nga bashkëpunimi ynë, ky është një lajm shumë i mirë”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko inspektuan urën e re pranë Pallatit me Shigjeta, duke e cilësuar ndërtimin e saj si një dhuratë për banorët e zonës. “Është një gëzim shumë i madh, që dhuratë e Bashkisë së Tiranës për komunitetin e Njësisë 5 dhe 7, bëhet një urë këmbësore që lidh këto dy komunitete. Nëse do ishin qytete, Njësia 5 dhe Njësia 7 do të ishin qytetet e dyta të Shqipërisë pas Tiranës, ndaj për këtë arsye lidhja e një hapësire nga NSHRAK-u e deri te Pallati me Shigjeta me një urë këmbësore është e jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

Në tre vite, Bashkia e Tiranës ka ndërtuar tre ura, që u vijnë në ndihmë banorëve të zonës dhe bizneseve përreth. “Ka banorë që punojnë nga njëra anë e Lanës te tjetra, ka banorë që shkojnë në shkollë, që bëjnë pazarin apo kryejnë vizitat e tyre; ura lidh dy hotele të rëndësishme, një hotel ndërkombëtar me një hotel shqiptar, pra ka edhe turizëm, edhe biznes që zhvillohet në këtë zonë. Ndaj, më vjen mirë që, nga koha kur kërkesa është bërë për herë të parë në vitet 1998-2000, pothuajse pas 20 vitesh, kemi ndërtuar urën e tretë mbi Lanë. Filluam me urën tek ish ekspozita “Shqipëria Sot”, vazhduam me urën për makinat tek NSHRAK-u, dhe tani kemi një urë të tretë midis Pallatit me Shigjeta dhe NSHRAK-ut, vetëm për këmbësorët”, shtoi ai, teksa shprehu besimin se sa herë shqiptarët mobilizohen, mund të bëhen gjëra të dobishme për qytetin. “Është një urë e një cilësie jashtëzakonisht të lartë, me ndriçim led, që do të thotë se kur ne shqiptarët mobilizohemi dhe gjejmë ura bashkëpunimi, mund të bëjmë urë, mund të bëjmë unazë, mund të bëjmë Pazar, mund të bëjmë shesh, mund të bëjmë kënde lojërash”, tha Veliaj.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko e cilësoi të jashtëzakonshëm këtë investim të Bashkisë së Tiranës, që i vjen në ndihmë komunitetit, i cili e kishte kërkuar prej kohësh një urë të tillë. “Kjo është një urë jashtëzakonisht e veçantë. Janë ura këmbësorësh, janë ura që u shërbejnë komuniteteve dhe janë ura që janë bërë me kërkesë të komunitetit. Sidomos, kjo pjesa këtu ka qenë komplet zonë e marxhinalizuar. Tani me këtë urë mund ta quajmë me plot gojë urë për komunitetin e njerëzve, të cilët besoj e kanë mirëpritur në mënyrë të jashtëzakonshme”, tha Majko.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tirons: 09/12/2018 22:53

    tirana eshte bere nje vend qe nuk jetohet dot me, ky ciceron si e jema e zeqos ne maje te thanes .. bej pershesh, se s'ke lene me kembe shesh ...

    Përgjigju
  • Tomi: 09/12/2018 14:33

    Ca genjeshtari esht dhe ky shitsi i fiqve, para 1 muaj kalova aty dhe ate ure po e bente 1 firm qe po bente pallatin po ne ate rrug, lali eri i ka dhen lejen fals dhe ata 1 bejn ure dhurat hahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave