/ATSH/-Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) është duke pregatitur Raportin e Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë me temë: "Funksionaliteti". Ndërsa raporti është duke u pregatitur nga një ekip i pavarur ekspertësh, UNDP e konsideron të rëndësishme pjesmarrjen e gjerë të publikut për një temë kaq të prekshme për njerëzit.
Teknikat e mbledhjes së mendimit dhe perceptimit të njerëzve tashmë po bazohen gjerësisht në mediat sociale. Në një përpjekje për të institucionalizuar një kanal komunikimi me një audiencë të gjerë të interesuar për zhvillimin në Shqipëri, për herë të parë, UNDP për këtë raport po përdor teknikën e anketimit nëpërmjet Facebook-ut.
Duke filluar që nga data 5 janar dhe për disa javë me rradhë, mini-anketa për temat e ndryshme që janë në fokusin e këtij raporti (specifikisht: ekonomia, demokracia, shoqëria, drejtësia dhe bujqësia) do të postohen në faqen e UNDP në Facebook.
Rezultatet e këtij kërkimi social virtual do të përpunohen e më pas do të përdoren për të ilustruar dhe pasuruar më tej analizat e detajuara në raport. Duke qenë të vetëdijshëm për kufizimet e kësaj metodike që në vetvehte nuk është përfaqësuese, me rëndësi për UNDP është ndërveprimi dhe mbledhja e opinioneve të cilat do ta përmirësonin raportin dhe do ta bënin temën e tij edhe më të prekshme nga pikëpamja e zhvillimit njerëzor.
/Shqiptarja.com