UNDP, USAID: Popullariteti i Qeverisë dhe kryeministrit bie

UNDP, USAID: Popullariteti i Qeverisë dhe kryeministrit bie
UNDP ka prezentuar Faktet e Shpejta të Pulsit Publik IV, një dokument që ofron një pasqyrë të Anketës Pulsi Publik, të zhvilluar gjatë muajit prill. Kjo anketë tregon se niveli i kënaqëshmërisë me punën e Qeverisë dhe Kryeministrit ka shënuar rënien më të madhe që nga viti 2007. Sipas studimit, vetëm 21% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë dhe rreth 24% të tyre janë të kënaqur me punën e Kryeministrit. Krahasuar me të dhënat e nëntorit të vitit 2011, qytetarët paraqiten të jenë më pak të kënaqur edhe me punën e Kuvendit, Kryetarit të Kuvendit dhe Presidentit.



Atdhe Hetemi, udhëheqës i projektit tha se shumica e qytetarëve nuk janë të kënaqur as me orientimin politik e as me atë ekonomik të vendit, ndërsa përgjegjësinë për këtë gjendje momentale ia vejnë Qeverisë së Kosovës.
Qytetarët e anketuar kësaj radhe janë pyetur edhe për opinionet e tyre lidhur me situatën në veri të vendit, pasi që kjo cështje, sipas zyrtarëve të UNDP-së, është një shqetësim i rëndësishëm i qytetarëve.


`Shikuar në Përgjithësi, shumica e qytetarëve të anketuar, 62 % e tyre, do të donin që veriu të trajtohet njësoj sikurse pjesët e tjera të Kosovës, ndërsa 40 % e të anketuarve dëshirojnë zbatim të plotë të Kushtetutës së Kosovës dhe Planit të Ahtisarit`, tha Osnat Lubrani, përfaqësuese e Përhershme e UNDPsë në Kosovë.

Korrupsioni, papunësia dhe varfëria konsiderohen nga të anektuarit si problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Kosova. Sipas tyre, institucionet më të korruptuara në vend janë Agjencia Kosovare e Privatizimit, vijuar nga Korportata Energjetike e Kosovës, Gjykatat dhe Spitalet, ndërsa institucionet më pak të korruptuara konisderohen shoqata jo-qeveritare, organizatat ndërkombëtare, si dhe Policia e Kosovës. 
/rg/shqiptarja.com/



  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni