Dashuria për veten dhe vetëvlerësimi janë ndjesi të brendshme që kultivohen prej fëmijërisë.
“Unë jam e zgjuar”, “Unë jam një njeri i mirë”, ky është “rituali i dashurisë për veten” për çdo nxënës në një shkollë në SHBA.
Ky moment i bukur, ku fëmijët janë në radhë dhe dalin përpara pasqyrës për t’i kujtuar vetes vlerat e mira që kanë, po fiton zemrat e njerëzve në internet.
Është pikërisht, mësuesja e tyre ajo që mban pasqyrën dhe i bën ata të shohin veten e tyre drejt e në sy për ti thënë “Unë jam...gjithcka që dua të jem”.
Cierra Levay Broadway, mësuesja e kësaj shkolle në Atlanta tregoi se kjo ishte një ide që e praktikon me vajzën e saj të vogël 5-vjeçare.
“Ne kështu e nisin mëngjesin, bëhet konfidente. Ndihem dhe unë një grua dhe një nënë më konfidente dhe thashë me veten përse mos ta bëjë të njëjtën gjë me nxënësit e klasës”, tha ajo.
Kështu nisi gjithçka! Ajo u shpreh se disa prej tyre fillimisht janë habitur, pasi e bënin një gjë të tillë për herë të parë, por shumë shpejtë u bë gjeja e tyre e preferuar.
Ky ritual i vetëbesimit, u pëlqye nga shumë prindër të cilët nisën t’ia praktikonin këtë fëmijëve të tyre.
Me miliona klikime, videoja frymëzoi edhe mësues të tjerë të provojnë të njëjtën gjë!
Komente









