“Nuk jam dhe nuk kam qenë kurrë as korbi grabitqar, as zogu vetmitar që do të fluturojë lart mbi ju… Jo, jo… unë jam Sali Berisha.”
Kjo shprehje e famshme e Berishës, e mbajtur mend nga fjalimi i tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së në prill 2005, pak muaj para zgjedhjeve parlamentare. Në atë kuvend dhe në shumë dalje publike, Berisha bëri një sërë premtimesh, ndër të cilat spikaste ai për duar të pastra dhe tolerancë zero ndaj korrupsionit.
Berisha dhe PD-ja fituan zgjedhjet e 3 korrikut 2005, por tetë vitet e qeverisjes së tij lanë gjurmë të thella në rekordet e korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes. Skandalet prekën edhe familjen e kryeministrit, duke kulmuar me tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona. E megjithatë, sot, pas plot 20 vitesh, Berisha synon sërish rikthimin në krye të qeverisë me të njëjtat premtime.
Sot, ai duket më shumë një “zog vetmitar”, pasi gjatë 12 viteve në opozitë, shumica e drejtuesve të PD-së, pavarësisht moshës më të re, janë larguar. Madje, kanë ikur edhe disa breza figurash të reja politike që u përfshinë në PD gjatë këtyre dy dekadave. Megjithatë, Berisha vazhdon të qëndrojë në krye të partisë, i rrethuar nga një grusht besnikësh dhe figura tashmë të konsumuara.
20 vite më pas, ai vazhdon të thotë me pompozitet: “Unë jam Sali Berisha.” Kjo frazë mbetet ende pjesë e fjalimeve dhe premtimeve të tij politike, ndërsa tema sjell në vëmendje momente kyçe nga fjalimet e Berishës dy dekada më parë./Tema
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.1%
-
Jo
34.8%
-
Nuk kam mendim
11.1%
Vota total: 3893
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nallbani: Dhëndri zëhollë i Berishës spiun i komunizmit, ja pse njihet si disident i djathit! Duleviç: E turpshme ajo që ndodh në Kuvend
2 Prill, 18:27
-
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
2 Prill, 17:52
-
Karaj ‘parashikon’ fatin e errët të PD: Me Vokshin e Nokën s’ka dritë në fund të tunelit! Berishën e heq vetëm Perëndia ose mendja e tij!
2 Prill, 14:36
-
Revolta në PD, Muçollari: Sqarimi brenda partisë, s’e ka luksin për përjashtime! Karaj: Paradoksale, Berisha kërkon anëtarësime, por bën spastrime!
2 Prill, 14:16
-
PS kërkon 1 minutë heshtje për masakrën e 2 prillit, opozita: Provokim! Noka bllokon foltoren: Ballën e rrjep si kec! Socialistët kalojnë në votim pas 6 orësh sherr
2 Prill, 14:06
-
Masakra e 2 prillit, Shkodra nderon viktimat e fundit të regjimit komunist! Demokrati heq kurorat e Bashkisë, Berisha akuza për integrimin
2 Prill, 11:47
-
Me të paktën 4 prona luksoze në Evropë, Malltezi ankohet në GJKKO: Më ktheni pasuritë se s’kam para! SPAK: Ka të tjera që s’kemi sekuestruar
2 Prill, 11:24
-
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së për Shqipërinë, Gjunkshi: Presidenti Begaj të mbledhë urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtare
1 Prill, 23:09
-
Mero Baze: Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur
1 Prill, 22:51
-
Bamir Topi ‘sulmon’ ashpër kryetarin e PD: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist! Berisha bën autogola në shërbim të Ramës, i ka ardhur fundi politik
1 Prill, 21:23
-
Ndryshimet Kushtetuese/ Bamir Topi për Report Tv: E mbështes nismën për uljen e numrit të deputetëve, një pjesë e tyre janë si polic trafiku! Berisha ka 1 mijë kanale komunikimi me Ramën
1 Prill, 20:24
-
Përjashtimi i Balliut dhe Allës, edhe demokratët e Elbasanit revoltë: Nuk lejojmë që PD të kthehet në bunker të Berishës
1 Prill, 18:39