Unë ju riktheva kartolinave: Gëzuar 2025 një për një …..

Unë ju riktheva kartolinave: Gëzuar 2025 një për një …..

Ajo ç'ka nuk ka ndryshuar që nga viti 45, Para Krishtit, kur Jul Cezari prezantoi kalendarin, me 1 Janarin ditën e parë të vitit, besoj janë dhuratat e  urimet….

Quheshin “Strenae ” , dhuratat që romanët antikë shkëmbenin në fillim viti, zakon ky që vazhdon edhe sot.Por sigurisht si mijëra vitet që kanë rrjedhur  kanë evoluar edhe traditat ,  ritet e mënyrat si urojme...

Ajo ç'ka unë mbaj mend nga fëmijeria janë kartolinat. Me urimin “Për shumë vjet” ato shkruheshin me shkrim dore, e duhet të kishe shumë kujdes se një gabim sado i vogël nuk fshihej dot, si sot me tastierën e telefonit. Shumica me pamje qytetesh atmosfera e kartolinave ndihej gjithë dhjetorin që nga zilja e deres me zërin “Postaaaaa” e deri tek koleksionimi i pullave…

U duk se gjithshka ndryshoi me daljen e të famshmes së paharruar “Nokia” kur mesazhet e urimit ju dërgoheshin të gjithë listës së kontakteve, madje sms-të (edhe ato duken të një ere tjetër) ishin  me pagesë aso kohe…Mënyrë kjo që sigurisht vit pas viti arriti përsosmërinë bashkë me zhvillimin e teknologjisë, ku gjithshfarë kartolina virtuale me foto, video e animime , figure e zë , shpërndahen në Wats up , Fb, Instagram, Tik -Tok përkatësisht sipas brezave nga Baby boomers deri tek gjenerata Alfa…

Për fat të mirë ajo që vura re këte fund vit (mbase vetëm unë), pavarësisht lulëzimit të inteligjencës artificiale, urime të tilla kolektive që fillonin në datën 31 në mbrëmje e kur zgjoheshe në daten 1 në mëngjes e gjeje telefonin të bllokuar, ishin shumë të pakta e kryesisht mbizotëronin urimet e dedikuara me emër.

Mbase kjo  ndodh sepse në listën e kontakteve nuk dimë më kemi më shume armiq apo pseudo miq që na lidhin interesa, apo nxitojmë aq shumë sa  nuk gjejmë më kohë as për një “click” kolektiv….Apooo dhe tek kjo shpresoj shumë;  që më në fund të kemi kuptuar rëndesinë e urimit të personalizuar, nga “zemra ime në zemrën tende” apo nga familja ime në tuajën….

Si përfundim; une ju riktheva  kartolinave me shkrim dore këte vit dhe  bashkë me dërgimin e kartolinave më entuziazmoi edhe  më fort e zbulimi i fëmijes që gëzonte brenda meje ..

Me urimin ‘ Shpresoj të rigjeni fëmijën e fshehur  brenda jush, Gëzuar 2025 një për një …..

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Finalja kundër Interit, Conceiçao gjen Leaon: Milani kërkon trofeun, na duhet goli

Finalja kundër Interit, Conceiçao gjen Leaon: Milani kërkon trofeun, na duhet goli