'Ky është Dritëroi im', 120 personalitete zbulojnë sesi rrihte zemra e shkrimtarit të madh!

 'Ky është Dritëroi im', 120 personalitete zbulojnë sesi rrihte zemra e shkrimtarit të madh!

Ne foto libri

“Ky është Dritëroi im”, është titulli i librit më të ri kushtuar Dritëro Agollit, i cili del në dritën e botimit në një situatë të vështirë të krijuar nga pandemia Covid -19, sicc njofton e bija e shkrimtarit Elona Agolli. Ajo shprehet se projekti për librin me kujtime “u la në mes” nga bashkëshortja e shkrimtarit të madh Sadije Agolli, e cila ndërroi jetë në mënyrë të papritur një vit më parë. Ndërsa shkrimtari i madh Dritëro Agolli  ndërroi jetë tre vjet më parë, në këtë libër me kujtime Dritëro Agolli vjen i gjallë dhe me një profil të plotë për vetitë e tij të rralla njerëzore.  

Libri që sapo ka dalë në qarkullim nga Shtëpia Botuese “Dritëro” ka rreth 1000 faqe me kujtime dhe mbresa kushtuar për këtë personalite të shquar të letrave shqipe.  

Në librin “Ky është Dritëroi im” janë përfshirë plot 120 autorë. Mes tyre, ka shkrimtarë dhe publicistë, personalitete të njohura të artit dhe të kulturës, të politikës e të shkencës, të botës akademike e personalitete nga fusha të ndryshme të jetës e veprimtarisë shoqërore.

Të gjithë kanë rrëfyer lirshëm dhe pa fshehur asgjë nga mënyra e sjelljes dhe e jetesës së shkrimtarit. Të gjithë shkruajnë atë që kanë parë e përjetuar për shkrimtarin dhe poeti e madh shqiptarë. Ndërsa e bija Elona Agolli publikon lajmin e daljes në dritë të librit “Unë kam Dritëroin tim”, kujton përpjekjet e Sadije Agollit që zgjodhi këtë mënyrë për të bërë biografinë e shkrimtarit: të shkruhej për të ashtu si e kemi njohur.

 “ Nuk do ta mbarojmë dot këtë libër. Vështirë më duket “ - shpesh më pêrsëriste mami, kur të dyja bënim përmbledhjen e shkrimeve të dërguara apo faqet e redaktuara bashkarisht. Dhe ndodhi që pa u përfunduar redaktimi , mami të ndahej nga jeta. Ajo parandjente diçka , ndjente që nuk do ta përfundonte këtë libër të nisur me aq pasion e këmbëngulje nga vetë ajo . Parandjente që thirrja e babit për t’u përafruar me të , ishte shumë e fortë.
Mes mëdyshjeve , trishtimit të humbjes së mamit, vullnetit dhe mosvullnetit, apatisë dhe plogështisë që të fal gjendja depresive, ditëve të gjata e të zvarrisura ngjyrë gri dhe netëve të bardha e të pagjuma , shqetësimi për mbajtjen e premtimit të dhënë mamit , se librin do ta botonim dhe do tē ishte ndër librat e kujtimeve më interesantë për anën njerëzore të Dritëroit , apo Dritëroin Njeri ( me Nj të madhe) , ky shqetësim kishte marrë zë , dhe shpesh e gjeja veten duke folur me zë të lartë : Do ta botoj librin e kujtimeve dhe do ta kushtoj ty mam .”, shkruan ndër të tjera Elona Agolli, e cila shprehet më tej se:

 “E ky libër , edhe për këtë arsye herë-herë , më ngjason si nje trup me plagë , i mpakur , i dridhur, i ligështuar , pasi ajo që donte me gjithë shpirt ta shihte të lindur, të përplotë e ashtu siç e meritonte Dritëroi , ishte Sadija dhe mami nuk arriti të gëzohej.
E megjithatë libri doli , do të lexohet nga të shumtët lexues e dashamirës të Dritëroit , të cilët duan të zbulojnë “të paditurat” e jetës së poetit e shkrimtarit të zemrës.
Pranvera mund të ikë sić erdhi , pa u ndjerë, por le të lexojmë e të ndiejmë freski e pranverë në kujtimet për Dritëroin .”

Kujtimet e rëfenjat e bukura në librin vijnë si dëshmi të jetuara, duke gdhendur në kujtesën e lexuesit jo vetëm profilin e shkrimtarit të madh që mbeti aq njerëzor e zemrëmadh deri në fund të jetës së tij. Kjo dëshmi e pesonalietit të tij vjen në këtë libër nga  Ismail dhe Helena Kadare, Rexhep Qosja, Moikom Zeqo, Zija Çela, Frrok Çupi, Teodor Keko, Ilir Meta, Pandeli Majko, Arben Malaj, Besnik Mustafaj, Preç Zogaj, Sabit Brokaj, Bardhyl Londo, Muntaz Dhrami, Ali Aliu, Margarita Xhepa, Diana Çuli, Natasha Lako, Shaban Sinani, Pëllumb Kulla, Visar Zhiti, Bujar Kapexhiu, Ekrem Bardha, Skënder Buçpapaj, Timo Flloko, Mevlan Shanaj, Luan M. Rama, Ardit Gjebrea, Zhani Ciko, Piro Milkani, Mimoza Ahmeti, Mentor e Shpëtim Nazarko, Petrit Ruka, Justina Aliaj, Lazër Stani e të tjerë, e të tjerë.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë

Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë