"Unë Mephisto', Gëte në skenën e Teatrit Eksperimental! Altin Basha: Shfaqje e veçantë dhe provokative! Ema Andrea: Fenomen me të cilin jetojmë

Të flasësh përmes gjuhës së artit për fenomenin “Mephisto”. Ky është projekti i radhës i Teatrit Kombëtar Eksperimental, i cili në përmbyllje të sezonit artistik të fundvitit ka zgjedhur të sjellë për publikun artdashës premierën “Unë Mefisto” bazuar në veprën “Fausti” Johann Volfgang Gëte.

Në konferencën prezantuese të premierës, regjisori Altin Basha dhe producentja Ema Andrea e cilësuan projektin artistik një shfaqje provokative, për publikun ku në qendër janë artistët e rinj.

“Është një shfaqje provokative, e veçantë, e thellë, me mjete shprehëse.  Është një teatër total, shumë ekspresive të bën të mendosh. Ke çfarë shikon madje ke dhe çfarë të mësosh”-shprehet regjisori Basha.

"Fenomeni “Mephistofel” nuk ka rëndësi nëse është për herë të parë. Për mua është shumë e rëndësishme që në dimensione pakohore, vajtje-ardhje flitet për këtë fenomen me të cilin jetojmë por pak e identifikojmë dhe akoma më bukur është që për fenomen po flasin në formë artistike në gjuhë artistike teatrore disa breza."-shprehet Ema Andrea.

Premiera “Unë Mephisto” nën regjinë e boshnjakut Dino Mustafic, është një projekt artistik që vjen si bashkëpunim ndërballkanik me artistë nga Shqipëria, Kosova, Bosnja, Serbia.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?