TIRANE - Ministria e Arsimit Lindita Nikolla dhe Ministria e Inovacionit Milena Harito prezantuan sot, projektin “I learn/Unë mësoj” i cili ka si objektiv pajisjen me tableta dhe ofrimin e një platforme dixhitale për fëmijët që nuk dëgjojnë, duke kontribuar në integrimin e tyre tërësor në shoqëri.
Në kuadër të këtij projekti, plot 450 tableta do t’u vihen në dispozicion fëmijëve me probleme dëgjimi duke patur një program të personalizuar për lehtësimin e procesit të mësimdhënies.
Në fjalën e saj Ministrja e Arsimit Nikolla tha se edukimi i fëmijëve që nuk dëgjojnë është një prej sfidave të MAS dhe të qeverisë shqiptare, e cila ka vendosur objektiva të qarta në drejtim edhe të zhvillimit të një kurrikule të re, e cila indukton të gjithë nxënësit dhe të rinjtë shqiptarë me aftësitë e tregut të punës.
“Një program kompjuterik i specializuar do të zhvillohet për të siguruar komunikimin nëpërmjet gjuhës së shenjave, program i cili do të ndikojë pozitivisht në shmangien e disa vështirësive siç është vështirësia e të shpjeguarit nga ana e mësuesve si dhe komunikimi interaktiv mes tyre dhe nxënësve të tjerë pa probleme dëgjimi”, tha Nikolla.
Ministrja shtoi se platforma e-learning, do të integrojë alfabetin multimedial daktilografik dhe fjalorin e gjuhës së shenjave, të plotësuar edhe me përkthimin përkatës në gjuhën e folur.
Nga ana e saj, edhe Ministrja Harito theksoi si shumë të rëndësishme këtë projekt në kuadër të integrimit të fëmijëve që nuk dëgjojnë në shoqëri.
“Është e rëndësishme që të gjithë fëmijët të kenë mundësinë të integrohen në shoqëri në mënyrë të barabartë me të gjithë bashkëmoshatarët e tyre; dhe kjo qeveri me anë të këtij projekti tregon përkujdesjen e jashtëzakonshme që ka për grupet në nevojë. Kam besim se me anë të këtij projekti dhe teknologjisë inovative, ne jemi duke ofruar sot mundësitë e munguara për fëmijët me probleme dëgjimi, për të mësuar dhe komunikuar ndërmjet njëri-tjetrit duke garantuar të drejtën e informimit për të gjithë” u shpreh Harito.

Platforma do të përfshijë gjithashtu programe, leksione për përdorimin e gjuhës së shenjave, si dhe ushtrime të posaçme për këta nxënës.
Aplikacionet e zhvilluara pritet të ketë një ndikim shumë pozitiv në të kuptuarit e termave të reja dhe konceptet për fëmijët me probleme dëgjimi. Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e integrimit të tyre në jetën e përditshme. Përfitues të këtij projekti do të jenë fëmijët me probleme dëgjimi, të cilat frekuentojnë institutin, ose fëmijë me probleme dëgjimi që janë të integruar në klasa normale.
Projekti "I Learn/Unë mësoj", financohet nga Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim – IADSA, në bashkëpunim edhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë, Shoqatën Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që nuk Dëgjojnë dhe organizatën italiane CESTAS.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Integrojmë fëmijët që s'dëgjojnë!">