UNESCO, Daçiç:Behgjet Pacolli
tentoi të blinte vota me para

UNESCO, Daçiç:Behgjet Pacolli<br />tentoi të blinte vota me para
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç duke komentuar votimin në UNESCO kundër anëtarësimit të Kosovës, deklaroi se Behgjet Pacolli është përpjekur të korruptojë përfaqësues të disa vendeve për të votuar pro.

Daçiç e përshkroi votimin me një thënie të komikut Alan Ford: “Nëse do të fitosh, ti nuk duhet të humbësh”.

Zv.kryeministri serb tha se me këtë votim Serbia mësoi se kush janë “miqtë e vërtetë” dhe “ato jo të vërtetë”.

Sipas tij, shumë vende ishin nën presion për të votuar pro Kosovës.

“Do ju jap një shembull, dhe ky është Behgjet Pacolli”, tha Daçiç duke iu referuar biznesmenit dhe politikanit shqiptar.

Daçiç tha se Pacolli gjendej në ndërtesën e UNESCO-s për të lobuar dhe se nuk kishte të bënte aspak me procesin e votimit.

“Ai kishte të bënte me një gjë tjetër dhe kjo është ryshfeti për të votuar pro”, tha ministri i Jashtëm serb.

Ndryshe nga kryeministri, Vuçiç, ai tha se e konsideronte këtë ditë si fitore të madhe të Serbisë, por edhe vitore e “drejtësisë dhe së vërtetës”.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe