Agjencia kulturore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNESCO, vendosi të enjten të mos e fusë Venecian dhe kanalet e saj historike në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Qyteti italian, njëri nga destinacionet kryesore turistike në botë, ka qenë nën vëzhgimin e UNESCO-s kohëve të fundit, për shkak të turizmit masiv dhe rritjes së niveleve të ujit. Por, gjatë takimit vjetor në Riad më 14 shtator, UNESCO – e cila e mban listën e trashëgimisë botërore, vendosi të mos e fusë atë në këtë listë.
Komitetit për Trashëgimi Botërore i kësaj organizate takohet një herë në vit për ta përditësuar listën, dhe shumë vende e konsiderojnë përfshirjen në listë si vendimtare për turizmin dhe mundësinë për të marrë fonde për ruajtjen e zonave historike.
“Komiteti ka marrë vendim të mos e përfshijë Venecian në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik”, tha një burim për AFP.
Venecia është në rrezik nga rritja e niveleve të ujit, si pasojë e ndryshimit klimatik, numrit të tepërt të vizitorëve, sipas Lazare Eloundou Assomo, drejtorit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Në listën e UNESCO-s janë 1.157 zona, nga të cilat 900 kulturore, 218 natyrore dhe 39 të përziera. Ky vendim vjen në një kohë kur Venecia po planifikon ta bëjë me pagesë hyrjen për vizitorët ditorë nga viti i ardhshëm, në përpjekje për ta menaxhuar numrin e madh të turistëve që tërhiqen nga kanalet e saj historike, njoftoi të martën këshilli i qytetit.
Pagesa për hyrje në Venecia do të jetë pesë euro për vizitorët ditorë.Pagesa do të vlejë si eksperiment për 30 ditë vitin e ardhshëm, dhe do të aplikohet në ditët e pushimit dhe fundjavat e verës kur numri i turistëve e arrin kulmin. Të gjithë vizitorët mbi moshën 14-vjeçare duhet të paguajnë hyrjen./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.9%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 1062
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Milano/ Rrëmbyen, plagosën dhe kërcënuan të miturin me armë, arrestohen 2 trafikantët shqiptarë! E akuzonin se u kishte vjedhur kokainën dhe dëmtuar makinën
31 Mars, 16:43
-
Itali/ ‘Jessy’ tradhton shqiptarin, i zbulon kokainën dhe 10 mijë euro cash! E trafikonte me biçikletë elektrike përgjatë bregdetit
31 Mars, 16:19
-
Kampi i Gjadrit do të përdoret për ndalimin e emigrantëve në pritje të dëbimit, Komisioni Europian: Dekreti i Melonit, në përputhje me ligjin e BE
31 Mars, 16:04
-
Korrieri shqiptar i drogës dëbohet nga Terni, 26-vjeçari vuajti 3 vite burgim! U kap me 195 pako kokainë, trafikonte mes Shqipërisë dhe Italisë
31 Mars, 16:03
-
Inskenoi vdekjen në Pukë, Ministria italiane e Drejtësisë ‘vulos’ ekstradimin e biznesmenit Pecorelli! I dënuar me 4 vite burg nga autoritetet shqiptare
31 Mars, 11:46
-
Itali/ Arrestohet 38- vjeçari shqiptar, karabinerët i gjejnë sasi kokaine dhe marijuane në garazhin e shtëpisë
31 Mars, 11:28
-
Itali/ Arratiset nga burgu 34-vjeçari shqiptar, kishte përfituar nga regjimi i gjysmëlirisë! I dënuar për grabitje (EMRI)
30 Mars, 16:24
-
Pesë fluturime të dyshimta, misteri i dronit rus që “spiunon” mbi qendrën kërkimore të BE
30 Mars, 15:24
-
Letrat amerikane kundër diversitetit mbërrijnë edhe te furnitorët italianë: Mos zbatoni politika të barazisë dhe përfshirjes
30 Mars, 15:11
-
Zgjedhjet/ Votat e diasporës do transportohen në 85 shtete të botës, caktohet kompania! Fondi 10 mln euro, kostoja 40 euro për çdo emigrant
30 Mars, 14:55
-
SPECIALE/ Marubi, historia e dinastisë që ruajti Shqipërinë e zhbërë
30 Mars, 14:23
-
Ursula von der Leyen: Do e kthejmë Ukrainën në një kështjellë çeliku! Putin? Tashmë ka dështuar!
30 Mars, 12:37