UNESCO shton iftarin në listën e trashëgimisë kulturore

UNESCO shton iftarin në listën e trashëgimisë kulturore

Një familje duke shërbyer ushqimin e përgatitur për iftar në ditën e parë të Ramazanit. Fotografi nga arkivi

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturë (UNESCO) ka futur të mërkurën (6 Dhjetor), iftarin që përgatitet nga myslimanët gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në listën e trashëgimisë kulturore.

Aplikacionin për këtë traditë socio-kulturore e kanë dorëzuar së bashku Irani, Turqia, Azerbajxhani dhe Uzbekistani.

“Iftari (i quajtur edhe eftar ose iftor) përgatitet nga myslimanët për t’u ngrënë pas perëndimit të diellit në muajin e Ramazanit”, ka thënë UNESCO-ja.

Iftari lidhet me mbledhje, “forcim të lidhjeve familjare dhe promovon bamirësi, solidaritet dhe shkëmbime kulturore”, është thënë në njoftim.

Në shumë shtete myslimane, është traditë që iftari të niset duke ngrënë një hurme, të shoqëruar me një çaj.

Megjithatë, gjellërat që përgatiten për iftar dallojnë prej vendit në vend./REL

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur