Ishujt gëlqeroë në lagunën e Palaut
Kjo lagunë e mrekullueshme numëron 445 ishuj gëlqerorë të pabanuar, me origjinë vullkanike, disa në formën e kërpudhave, me një sipërfaqe totale prej me shumë se 247,000 hektarë. Ajo përfaqëson koleksionin më të madh në botë të liqeneve detare (liqenet- det ndahen nga oqeani) - dhe gjithashtu ka më shumë se 385 lloje koralesh. Gjurmët e njeriut shtrihen mbrapa më shumë se 3.000 vjet, duke përfshirë fshatrat në shekujt 17 dhe 18 të braktisura për shkak të ndryshimeve të shpeshta të motit dhe një ekosistemi të brishtë.
Shtyllat Lena në Nature Park, Rusi
Kolonadat gjigante prej guri në parkun natyror të Lenës, pranë lumit Lena në Republikën Sakha, janë të njohura ndryshe edhe si Yakutia. Shtyllat e izoluara nga njëra-tjetra kanë lartësitë e 100 metra e më shumë dhe janë gjithashtu të pasura në fosileve Kambriane. Ato janë formuar nga ndryshimi i shpeshtë i klimës gjatë mijëvjeçarëve.
Sistemi Subak në Bali, Indonezi
Bali ka fituar pikë me UNESCO-n këtë vit jo për plazhet e tij, por për rajonet e brendshme të saj bujqësore, veçanërisht për pesë tarracat me oriz të lidhura nga një system I vecantë ujitjeje. Ky sistem daton në shekullin e nëntë dhe përfshin Tempullin mbretëror ujor të Pura Taman. Sistemi subak në vetvete është një koncept filozofik duke harmonizuar botën shpirtërore, natyrore, dhe duke përfaqësuar shkëmbimin e ideve midis Balit dhe Indisë. Vendasit thonë se kjo është një arsye e madhore që I bën kultivuesit e Balit ndër më të suksesshmit në Indonezi.
Margravial Opera House, Bayreuth
Një model fantastik i barokut gjerman, Margravial Opera House është autorizuar nga grua Markkonti Ëilhelmine në mes të viteve 1700. Projektuar nga arkitekti Giuseppe Galli Bibiena, godina hapi rrugën për opera mëdha publike që u përhapën nëpër Evropë një shekull më vonë. Në vitin 2013, teatri do të presë ngjarje për 200 vjetorin e lindjes së kompozitorit gjerman Richard Ëagner.
Tokat e Grand Pré, Canada
Mbetjet arkeologjike në këtë vend baritor dëshmojnë për fermerët e guximshëm europianë që kanë përdorur kanale dhe metoda special për të ujërta e kripura të detit të përmbytnin tokat e t’ shndërronin në moçalishte. Kjo është një nga zonat më ekstreme të baticës në botë. Zona e ruajtur është më shumë se 3.200 hektarë.
Sanga Trikombëshe
Këto zona të egra në Afrikën tropikale shtrihen në parqet kombëtare të tre vendeve të ndryshme - Kamerun, Republika Qendrore Afrikane dhe Kongo. Në total kjo zonë mbulon më shumë se 1.85 milionë hektarë. Në këto ujëra gëlojnë peshq tigër gjigandë dhe krokodilat, ndërsa në tokë, elefantët, gorillat, dhe shimpaze që bredhin pyjeve së bashku me shumë specie afrikane në rrezik zhdukjeje.
Siti i Xanadu, Kinë
Siti i Xanadu ndodhet në very të Murit të Madh të Kinës. Ai u përshkrua për herë të parë nga eksploruesi italian Marco Polo. Si kryeqytet i perandorisë së Kublai Khan, Xanadu ishte projektuar për të kombinuar kulturën nomade mongoliane me kulturën luftarake Han. Ai ishte konceptuar duke përdorur parimet e Feng Shui-it në vitin 1256. Roli i qytetit si qendër fetare ndihmoi në përhapjen e budizmit tibetian nëpër Azinë verilindore. Sot, siti mbetet vend i tempujve, pallateve, dhe varreve të shpërndarë në rreth 62.000 hektarë.
Perlat e Gjirit Persik
Kombet e Gjirit Persik tani të sjellin në mendje rrokaqiejt me ajër të kondicionuar apo qendrat tregtare, por shumë kohë para se nafta të zbulohej, mbledhja e perlave ishte burimi kryesor i pasurisë në këtë rajon. Shtatëmbëdhjetë ndërtesa dhe kompleksi kështjellë Bu Qal’at Mahir në qytetin Muharraq përbëjnë këtë sit. Vizitorët do të gjejnë dyqane tradicionale, një xhami, dhe rezidencat e ish-tregtarët që u pasuruan nga tregtia e perlave.
Liqenet e Ounianga, Çad
Me ujëra të kripur dhe të ëmbëla janë liqenet e shpërndara në këtë pjesë të shkretëtirës Sahara. Janë katër liqene në Ounianga Kebir, dhe Joan është më I madhi meqënëse është afërsisht 885 hektarë dhe ka një thellësi prej më shumë se 88 metra. Ai ka gjithashtu përmbajtje të lartë kripe dhe shumë alga. Ounianga Serir është seksioni tjetër, me 14 liqene me ujëra të ëmbla dhe faunë shumë të pasur. Ai gjendet mes dunave të rërës.
*Shkrimi i botua në suplementin e të përditshmes SHQIPTARJA.com "FUNDJAVA"
(Gre.M/Shqiptarja.com)