Ungrej i Lezhës, fshati që s’ka rrugë për në varreza! Banorët: Me arkivol në krah ecim një orë në këmbë

Banorët e tre fshatrave në njësinë vendore Ungrej të Lezhës nuk kanë rrugë për në varreza. Ata detyrohen të mbajnë në krah arkivolet, teksa mes dhimbjes përcjellin të afërmit në banesën e fundit.

Mungesa e rrugës për tek varrezat detyron banoret e Rrasit, Zimajve dhe Mllezaj që të ecin rreth 1 km në këmbë përmes një terreni të vështire malor, duke rrezikuar edhe jetën.

Prej 30 vitesh, kërkesa e tyre për të ndërtuar rrugën ka rënë në vesh të shurdhët.

 “Kjo rrugë është problematike, pothuajse por gjatë kohërave ka ardhur duke u prishur çdo herë dhe më shumë”, thotë një banorë . Unë u bëj thirrje krejt fshatarëve këtë rrugë ta bëjmë alarmante sepse është dhënë fondi para një viti e gjysmë dhe nuk e dimë ku ka shkuar deri më sot” , thotë një banor.

“Kërkojmë në qoftë se ka shtet rruga duhet të bëhet se ku është defekti duhet ta gjej fshati. Ne do bëjmë thirrje mbas thirrje, në Bashki edhe në Tiranë do të shkojmë nëse nuk na jep rrugëzgjidhje Bashkia “ , thotë një tjetër banor

Bashkia e Lezhës bën me dije se është ndërtuar loti i parë i rrugës së varrezave në Rras të Butë dhe premton se do bëhet dhe segmenti tjetër me gjatësi 1 km, por pa dhënë asnjë afat për nisjen e punimeve.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës