Gjatë vitit 2013 më shumë se 45 milionë banorë të botës janë gjetur në pozitën e refugjatit, të strehuar në vendet e huaja apo edhe në pjesë të ndryshme të vendit të tyre. Kjo është shifra më e madhe e refugjatëve, regjistruar që nga vitet 90 të shekullit të kaluar, njofton UNHCR në një raport të publikuar të premten.
Flukset e refugjatëve gjatë vitit që po largohet kanë qenë prej konflikteve të armatosura në Siri, Afganistan, Somali e Sudan, e kanë qenë më të mëdhatë në vitet e fundit.
Vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, rreth 5.9 milionë njerëz kanë qenë të detyruar të braktisin vendin e tyre, ndërsa në fund të vitit kjo shifër ka arritur në 7.6 milionë, shkruajnë mediat e huaja.
Përse kaq shumë njerëz shtrëngohen të ikin nga vendi i tyre? ka pyetur komisari i lartë i OKB-së për Refugjatët, Antonio Guterres. "Megjithëse organizatat humanitare kanë ofruar ndihma në shpëtimin e jetëve, ato nuk kanë mundur të parandalojnë dhe as t`i ndalin ata", ka shtuar ai.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com