Unicef, 1 në 5 fëmijë në
Shqipëri jeton në skamje
Në veri të Shqipërisë fëmijët janë shumë më të varfër se në pjesën qendrore apo në jug të vendit. Sipas observatorit të familjeve në 8 qarqe të vendit, qyteti më i varfër është ai i Kukësit, ku një në dy fëmijë jetojnë në familje që kanë si të ardhur vetëm 8 mijë lekëshin e ndihmës ekonomike.
TIRANE- Të pangrënë, por që kanë dëshirë të arsimohen. Ky në fakt ka qenë rezultati i një observimi të situatës ekonomike, me të cilën përballën fëmijët e moshës nga 6-15 vjeç në 8 qarqe kryesore të vendit. Të dhënat kanë treguar, se nëse në zonat e Veriut, gati gjysma e ffëmijëve jetojnë në varfëri të plotë, mbi 90 për qind e tyre ndjekin arsimin e detyruar, ndryshe nga Jugu i Shqipërisë, ku megjithëse shifrat e varfërisë janë më të ulëta, vetëm gjysma e tyre ndjekin arsimin e detyruar.
TE DHENATRrethi ku banon ka një rëndësi të madhe edhe për nivelin ekonomik që ka familja jote. Kështu sipas një studimi të bazuar mbi të dhëna zyrtare, në zonat ruale dhe veriore skamja sa vjen e thellohet, ndërsa sa më shumë i afrohesh Tiranës, aq më i vogël është edhe numri i familjeve që jetojnë në varfëri.
Konkretisht në Shqipëri, një në pesë fëmijë, në 8 qarqet e mëdha të vendit jeton në varfëri. Të dhënat më të fundit mbi të drejtat e fëmijëve i përkasin vitit 2009 dhe janë mbledhur nga observatorët e fëmijëve në 8 qarqe të vendit, në Kukës, Dibër, Shkodër, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Drejtoresha e observatorit të fëmijëve në rang kombëtar Elma Tërshana, ka shpjeguar se niveli më i thellë i varfërisë, mbi 50 për qind, është vërejtur në zonat rurale malore, ndërsa shifrat më të larta janë vërejtur në qarkun e Dibrës dhe Kukësit.
"Numri më i madh i fëmijëve të varfër u vu re në qarkun e Kukësit, konkretisht në rrethin e Kukësit 63.18 për qind (ose më shumë se 11 mijë familje); në rrethin Hasit, 45.9 për qind e fëmijëve jeton në varfëri, ndërsa në rrethin e Tropojës, numri i fëmijëve të varfër arrin në 32.71 për qind", - ka shpjeguar Tërshana, e cila shpjegon se këta fëmijë u përkasin familjeve që jetojnë vetëm me ndihmën ekonomike.
Sipas analizës së UNICEF dhe aleancave për të drejtat e fëmijëve, raporti tregoi edhe një të dhënë tjetër tepër domethënëse. Sipas të dhënave të dala nga ky raport, megjithëse jetojnë në varfëri, fëmijët në zonat malore frekuentojnë më shumë arsimin e detyruar dhe atë të mesëm. "Mbi 90 për qind e fëmijëve që jetojnë në zonat malore e ndjekin arsimin e detyruar", - ka deklaruar Tërshana. Frekuentimi më i ulët i arsimit të detyruar u vu re në qarkun e Vlorës rreth 49.35 për qind.
Ajo që vihet re nga të dhënat e raportit për fëmijët rezultoi se qarku me numrin më të ulët të fëmijëve të varfër është Durrësi, ku numri i familjeve që jetojnë me ndihmë ekonomike është 1 përqind, rreth 1200 familje në total.
Të dhënat u publikuan nga aleanca kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe në konferencë ishte i pranishëm edhe shefi i zyrës së UNICEF në Tiranë, Detlef Palm, i cili ka deklaruar se pas një viti, me mbështetjen e UNICEF, do të publikohet edhe raporti për të drejtat e fëmijëve në 12 qarqet e vendit.
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
14.2%
-
Jo
84.9%
-
Nuk e di
0.9%
Vota total: 17724
Lajme të tjera
-
Sulmet e Berishës, kandidatja e PD për Vaun e Dejës për Report Tv: S'tërhiqem nga gara, presion demokratëve që mos të më votojnë! Po faktorizon Metën
1 Prill, 13:31
-
Josep Borrell: Kina nuk mund të ndërmjetësojë mes Ukrainës dhe Rusisë, pasi nuk dallon agresorin nga viktima
1 Prill, 13:13
-
FMN arrin marrëveshjen me Ukrainën, do ta ndihmojë me një kredi prej 12.6 miliardë dollarësh
1 Prill, 13:07
-
Linjat e shpejta të autobusëve, drejtori i transportit urban: Pasagjeri mëson në kohë reale itinerarin, shkurton kohën e udhëtimit! 62% e kilometrave me korsi të dedikuar
1 Prill, 12:59
-
VIDEO/ Kontrolle në Vlorë, shpallet në kërkim anëtari i një grupi kriminal! Në shtëpi i gjetën pistoletë dhe 39 mijë euro
1 Prill, 12:56
-
A po shkojnë votat e demokratëve për një parti të majtë? Berisha nga Dibra: Kandidatët tanë nga Tropoja në Konispol janë të 'lirisë'
1 Prill, 12:50
-
Në korrik del në pension, infeksionisti i njohur Tritan Kalo: Do të rikthehem në Kanada, puna këtu nuk vlerësohet! Më shumë respekt për 'bluzat e bardha'
1 Prill, 12:34
-
Vidhte llogaritë e facebook të shqiptarëve në Kosovë dhe u mashtronte familjarët, lihet në burg Liridon Peka! Përfitoi 100 mijë euro nga mesazhi 'jam i sëmurë'
1 Prill, 12:27
-
Berisha për Skavicën: Aferë korruptive, të ndëshkohet me votë
1 Prill, 12:24
-
‘Luizi trut na krisi, Jori misi u çmend farefisi’, aktori i humorit bën parodi për Big Brother me këngën virale të Noizy-t (VIDEO)
1 Prill, 12:23
-
Itali/ Sekuestrohet 53 kg kokainë në portin e Livornos, arrestohen 3 shqiptarë! Vlera në treg do kapte 10 mln euro
1 Prill, 12:08
-
Rama paralajmëron podcastin e tij: Flasim së shpejti! Do ftojë kandidatë për kryebashkiakë e drejtues politikë për bashkëbisedim
1 Prill, 12:06