Unifikim arsimit Shqipëri-Kosovë
Rama: Dixhitalizimi nga "Google"

Unifikim arsimit Shqipëri-Kosovë<br />Rama: Dixhitalizimi nga
TIRANE- Duke filluar nga ky vit, nëse një nxënës nga Shqipëria për arsye të ndryshme vijon shkollën në Kosovë dhe anasjelltas, nuk do të ketë më probleme me tekstet shkollore dhe as me ciklet e studimit. Kosova dhe Shqipëria nënshkruan këtë të martë marrëveshjen për unifikimin e sistemit arsimor parauniversitar dhe programet mësimore. Arsimi shqiptar do të orientohet nga modeli i Kosovës, i cili është i ngjashëm me atë evropian.

Sot u kry, ja dolëm të unifikojmë sistemin parauniversitar Shqipëri-Kosovë! Ka zgjedhur këto fjalë për të shprehur rëndësinë e një dite historike siç e cilësoi ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikola, ndërsa firmosi me homologun kosovar Ramë Buja marrëveshjen mes dy vendeve. Rama tha se kjo marrëveshje nuk do të ketë asnjë rëndesë mbi taksapaguesit ktej dhe andej kufirit.

 “Firmosja e marrëveshjes do ta fusë këtë ditë si ditën që u vendos guri i themelit në rrugën e bashkimit të sistemin arsimor Shqipëri-Kosovë, drejt europianizimit.  Nuk është kombëtarizimi për të bërë një unifkim Kosovë-Shqipëri nga njëra anë dhe Europa nga ana tjetër, por unifkim Kosovë-Shqipëri me Europën. Rruga e re e një bashkimi deri dje tërësisht të pamundur, dhe deri pak më parë tërësisht të dëshiruar por edhe në dukje të paarritshëm. Ja pra ku jemi sot, kemi firmosur të bashkohemi në rrugën e madhe të gjeneratës tjetër, duke bërë të mundur që gjenerata tjetër të marrë dijen në të njëjtat burime, dhe e bashkuar të unifiokohet me gjithë sistemin globat të dijes”, u shpreh Rama.

Shqipëri-Kosovë unifikojnë sistemin arsimor, Nikolla:U kry!
“Shqipëria kalon në një sistem si Kosova, 5+4+3, me një fokus të veçantë për klasat parapërgatitore, që përkon me klasat për moshat 5-6 vjeç, për ta futur edhe këtë kategori në pjesën e sistemit të detyruar parauniversitar. Që këtë shtator, i jepet jetë kësaj kurrikule të re të Kosovës dhe Shipërisë. Ne mundësuam kështu pjesë të hapësirës shkollore europiane. Kurrikula e re mundëson lëvizshmëri, një nga parimet e integrimit të dy vendeve tona. Shqiptarët në Kosovë apo Shqipëri mund të vijojnë shkollën në çdo vend, sepse është kurrikula zyrtare e vendeve të BE. Duke ruajtur specifikën e vendeve tona do na çojë edhe në tekste të unifikuara. Kemi një marrëveshje jo për të rënë në parim, por për të filluar punën dhe vënien në jetë që ka prodhuar kjo ekspertizë e përbashkët, dokument strategjik për të filluar punën e sistemit paraunivesritar, që sëbashku me reformën janë shtyllat bazë për të thënë që në Shqipëri një erë e re fillon për të gjitha shyllat e sistemtit arsimor”, -tha ministrja Nikolla.

Përmes kësaj marrëveshjeje mes dy vendeve, nxënësit do të jenë më të lehtësuar nga ngarkesa që kanë sot, por do të ketë më shumë cilësi. E njëjtë edhe për mësusit, të cilët sipas ministres Nikolla do të jenë të lehtësuar nga burokracitë, por më të “pavarur, më shumë kreativë dhe më shumë të mbështetur”.

Rama: Guri i themelit në rrugen e arsimit
Kryeministri Edi Rama e cilësoi si “hapësirë kombëtare aktive” punën që është bërë mes ministrive dhe ministrave ktej dhe andej kufirit për të arritur këtë marrëveshje të sotme.

“Firmosja e marrëveshjes do ta fusë këtë ditë si ditën që u vendos guri i themelit në rrugën e bashkimit të sistemin arsimor Shqipëri-Kosovë, drejt europianizimit. Lëvizja për unifikim, do të sjellë hapjen e shumë kantierëve të punës së përbashkët për lëndët mësimore. Duhet të synojmë dy gjëra: Unifikimin nga njëra anë dhe modernizimin nga ana tjetër, inovacionin e nga ana tjetër progresin. Të synojmë praktikat e ngjashme me të tjera realitete që kanë shkuar në këtë drejtim në funksion të një modernizimi tërësor, dhe në asnjë mënyrë të një bashkimi mekanik. Nuk është kombëtarizimi për të bërë një unifkim Kosovë-Shqipëri nga njëra anë dhe Europa nga ana tjetër, por unifkim Kosovë-Shqipëri me Europën”, u shpreh Rama.

Rama: Të ndalim rënien e gjuhës shqipe
Kjo marrëveshje, sipas Ramës. nis në një kohë kur kambanat e alarmit po bien fort sa i përket mësimit dhe përdorimit të shqipes. Kreu i Qeverisë e cilësoi shqipen një nga pasuritë më të veçanta të Europës, por tha se tashmë kërcënimi ndaj saj është bërë real.

“Janë përzier gjithfarë gjysmamendjesh që duan të ripeshojnë me gjysmsdijet e tyre gjyhën shqipe. Duhet të ndajmë shkencën nga politika. Puna për unifikimin përbën mundësinë tonë të madhe mbarëkombëtare për të ndalur rënien e mëtejshme të gjuhës shqipe”, u shpreh kryeminsitri Rama.

Rama: Google do te marre persiper dixhitalizimin e sistemit arsimor
Kreu i qeverisë bëri të ditur se në ditët në vijim pritet të nënshkruhet një marrëveshje me rrjetin botëror të kërkimit Google, i cili do të marrë përsipër dixhitalizimin e sistemit tonë arsimor. 

“Do të jetë Google që do marrë përsipër shtrimin e të gjithë autostradës dixhitale të sistemin tonë arsimor. Duke pasur një ndërtues kaq global, të famshëhëm dhe të sigurtë do të ecim më shpejt drejt rinlindjes së arsimit dhe gjuhës shqiptare në dy vendet”, tha Rama. 

Buja: Japim e marrim nga njëri-tjetri, madhështi!
Një ditë mjaft historike edhe për ministrin e Arsimit të Kosovës, i cili u shpreh se emocionet e shumta nuk e linin të thoshte shumë fjalë.
“Ne po japim dhe po marrim nga njëri-tjetri dhe kjo është madhështia. Urime, e gëzofshim dhe e realizofshim!”, tha shkurt ministri Buja.

Rama: Nikolla e Malaj, bënë atë që 40 ministra s’e bënë në 2 dekada
Kryeministri Edi Rama ka shprehur vlerësimin ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolla dhe zv/ministres Nora Malaj, si dy ish-drejtoresha gjimazesh në Tiranë, që bënë sipas tij, atë që 40 ministra se bënë në 2 dekada.

“Nuk është e tërpërt për Nikollën. Para pak ditësh patëm një arritje të jashtëzakonshme (duke ju referuar maturës shtetërore) që falenderova atë dhe zëvendësminsitren. Dy drejtoresha gjimnazesh po bëjnë atë që 40 ministra arsimi s’e bënë në 2 dekada. Falenderoj ministrin Bujo, respekt, qysh në ditën e parë i është vënë në dizpozicion këtij projekti”, tha Rama.

Nga Shtatori tektet e unifikuara pilotohen ne disa qytete
Vitin e ri shkollor, në muajin Shtator, do të pilotohen në disa qytete të vendit tekstet e unifikuar mes e Kosovës dhe Shqipërisë, për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin. “Ne fillojmë pilotimin në disa shkolla të Shqipërisë për ta përdorur më lehtë shtatorin tjetër dhe për ta shtrirë në më shumë shkolla. 

Këtë vit arsimor, ky sistem do të aplikohet në disa shkolla shqiptare për të pasur një shtrirje më të gjerë gjatë viteve të ardhshme, pasi sistemi nuk mund të implementohet brenda një viti shkollor. Nga ana tjetër, ministrja Nikolla la të hapur edhe mundësinë e rishikimit të reformës së altertekstit dhe përafrimin me modelin e Kosovës, funksionimi në shkolla me një tekst të vetëm dhe jo me disa alternative si tani.

Dikasteri i arsimit pritet të ndryshojë ligjin e arsimit parauniversitar për ciklet e studimit, pasi një vit më parë paraardhësi i ministres Nikolla, Myqerem Tafaj e ktheu arsimin fillor nga pesë në 6 vjet. Ndërkohë, ministria e Arsimit ka sqaruar edhe vendimin për shtyrjen e miratimit të projektligjit të arsimit të lartë duke deklaruar se nuk do të ketë tërheqje nga reforma.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç