Unifikimi i tarifave ul konsumin e energjisë elektrike
TIRANE, 29 Prill/ATSH/- Unifikimi i tarifave të energjisë ka ndikuar në uljen e konsumit të energjisë elektrike. Sipas burimeve zyrtare në MEI, me eleminimin e sistemit dy-tarifor në pagesat energjisë, rezulton se 71.5% e konsumit dhe 71.5% e faturave të energjisë i përkasin kategorisë që konsumojnë mbi 300 khw/muaj. Konsumatorët vulnerabël ekonomikë do të […]
/ATSH/- Unifikimi i tarifave të energjisë ka ndikuar në uljen e konsumit të energjisë elektrike.
Sipas burimeve zyrtare në MEI, me eleminimin e sistemit dy-tarifor në pagesat energjisë, rezulton se 71.5% e konsumit dhe 71.5% e faturave të energjisë i përkasin kategorisë që konsumojnë mbi 300 khw/muaj.
Konsumatorët vulnerabël ekonomikë do të mbrohen nga shteti ku vazhdon skema për subvencionimin e energjisë elektrike për mbi 210 mijë familje, që kategorizohen si familje në nevojë, bënë të ditur burimet zyrtare të MEI-t.
Nga masat dhe mirëmenaxhimi, mbledhjes së borxheve, ashpërsimit të masave penale ndaj vjedhësve të energjisë, detyrimet e Operatorit të Shpërndarjes (OSHEE) ndaj të tretëve nga 116 miliard lekë që ishin në 2013, janë ulur deri në 96 miliard lekë, ndërsa janë pastruar 12.4 miliard lekë mes institucioneve, duke shlyer borxhet e ndërsjellta.
Si pasojë e reformave të nisura në sektorin elektroenergjetik, sot shihen efektet pozitive, pasi janë shlyer mbi 70% të borxheve ndah HEC-eve private dhe deri në qershor ky proces do të përfundojë plotësisht, thonë burimet zyrtare të MEI-t.
Sipas tyre, që nga fillimviti 2015, të gjitha faturat korrente për energjinë nga HEC-et private janë shlyer rregullisht
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
70.8%
-
Të gabuar
21%
-
Nuk kam mendim
8.2%
Vota total: 219
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarr në qendrën ku qëndrojnë azilkërkuesit në Babrru, shkak një shkëndijë elektrike
16 Janar, 09:39
-
Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro e 4 zyrtarë në GJKKO, sot seanca paraprake! Akuzohen se licencuan karburantin pa leje ndërtimi që IKMT do e shembte
16 Janar, 09:33
-
Tiranë/ 81-vjeçarin e vrau me çekiç pas kafes në shtëpi, zbardhet dëshmia e autorit: Me ngacmonte gruan e më ofendonte
16 Janar, 09:28
-
Vrau motrën dhe kunatin në Rubik, ekstradohet nga Italia 56 vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm (EMRI)
16 Janar, 09:07
-
GOLAT/ Interi hap fals në shtëpi, Bologna e ndal 2-2! Asllani nga minuta e parë
16 Janar, 09:04
-
Boronicat, fruti që përmirëson shëndetin mendor dhe fizik
16 Janar, 08:59
-
Fjalimi i lamtumirës/ Biden përshëndet Amerikën: Një oligarki e rrezikshme kërcënon demokracinë tonë
16 Janar, 08:59
-
Konfirmohet dëmtimi i rëndë për Armando Brojën, sulmuesi jashtë për 3 muaj! Moyes: Do e kthejmë te Chelsea
16 Janar, 08:29
-
Marrëveshja me 3 faza/ Për çdo peng të moshuar, lirohen 3 të burgosur palestinezë (por një ushtare vlen 50)! Si funksionon armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit
16 Janar, 08:19
-
Armëpushimi në Gaza, Presidenti Begaj: Zbatimi i plotë i marrëveshjes, thelbësor për një paqe të qëndrueshme
16 Janar, 08:16
-
Manastiret e Luginës së Drinos, pjesë e ‘World Monuments Watch 2025’, ambasada amerikane në Tiranë: U zgjodh mes 200 nominimesh
16 Janar, 08:03
-
Status strategjik për parkun industrial 'Vertigo' në Xhafzotaj në Durrës
16 Janar, 08:01