Union Bank dhuron 600 pemë ulliri në kompleksin Mangalem 21

Union Bank dhuron 600 pemë ulliri në kompleksin Mangalem 21

Union Bank ka gjithmonë në fokus përgjegjësinë sociale dhe përmirësimin e jetës në komunitet. Në këtë kuadër si dhe me qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe shtimin e hapësirave të gjelbra, Union Bank ka dhuruar 600 pemë ulliri, të cilat u mbollën në kompleksin e banimit Mangalem 21 ndërtuar nga kompania e ndërtimit Kontakt shpk. Projekti i dhurimit të pemëve të ullirit u realizua së bashku me këtë kompani në vijim edhe të bashkëpunimit të ngushtë që Union Bank ka me Kontakt shpk, si dhe me synimin e përbashkët për një jetë të shëndetshme në komunitet me gjelbërim dhe ajër të pastër.

Në eventin e organizuar me këtë rast morën pjesë Znj. Flutura Veipi,  Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Union Bank dhe Z. Fatmir Bektashi, Administrator i Përgjithshëm i Kontakt shpk. Znj. Veipi në fjalën e saj theksoi edhe njëherë rëndësinë që Union Bank i jep aktiviteteve dhe projekteve që sjellin përfitime direkte për komunitetin dhe shoqërinë në tërësi. Më tej, punonjës të Union Bank dhe të kompanisë Kontakt shpk kryen mbjellje të fidanëve të parë të ullirit.  Ky është një kontribut afatgjatë për banorët e këtij kompleksi, të cilët do të kenë mundësi të jetojnë jo vetëm në një kompleks modern banimi, por dhe të rrethuar nga gjelbërimi dhe ajri i pastër. Union Bank mbetet e angazhuar në mbështetjen e projekteve që i japin vlerë jetës në komunitet.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave