TIRANE- Unioni i gjyqtarëve në një zë me ish minisrin e Drejtësisë, deputeti i PD-së Eduard Halimi aludojnë se spekulantë po improvizojnë skena manipuluese që kanë për qëllim të nxijnë gjithë sistemin dhe minojnë besimin tek drejtësia.
Reagimet vijnë pas publikimit nga emisioni investigativ i "Fiks Fare" të një historie të korrupsionit në gjyqësor, nga shkalla e parë deri në shkallën më të lartë atë të Gjykatës së Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë. Një qytetar pagoi pesë milionë lekë për lirimin e secilit prej të afërmve të tij të cilët ishin arrestuar në 15 prill të këtij viti gjatë një proteste që ata bënë ndaj kompanisë së përpunimit të bakrit në Fushë Arrëz ‘BerAlb”.
Gjatë denoncimit, doli dhe emri i kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.
Unioni i gjyqtarëve thotë se po “sulmohet gjyqësori duke paralajmëruar dënime kolektive” dhe se “përfshirja e emrit të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, të nderuarit Xhezair Zaganjori, gjyqtar me integritet të lartë moral e profesional, në një skenë të improvizuar nga disa spekulantë të rëndomtë, përbën apel për një hetim të shpejtë e profesional, për të treguar se këto raste nuk mund të shërbejnë si burim frymëzimi për një fushatë populiste kundër gjyqësorit dhe gjyqtarëve. “
Po kështu dhe Halimi shkruan se pamjet e emisionit nxorrën në sipërfaqe qëllimet e spekulantëve politikë që duke mos qenë të zotë të bëjnë ndarjen e përgjegjësive janë gati të sulmojnë akoma më fort gjyqësorin duke paralajmëruar dënime kolektive.
UNIONI I GJYQTAREVE: DEKLARATA
Duke marrë shkas nga raportimet më të fundit mediatike, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë gjen rastin të vlerësojë dhe inkurajojë përpjekjet e gazetarisë investigative për të informuar opinionin publik, sa i takon dyshimeve për korrupsion në sistemin e drejtësisë. Nga ana tjetër, prirja për ta shndërruar ndonjë rast të caktuar në një qasje përgjithsuese, që i atribuohet sistemit gjyqësor në tërësi dhe çdo gjyqtari në veçanti, e kompromenton këtë mision, si dhe mohon punën serioze e profesionale të pjesës më të madhe të gjyqtarëve dhe aspiratën e shoqërisë për ndërtimin e besimit të publikut tek drejtësia.
Për fat të keq, sot në vend ka gjetur përhapje të gjerë kultura e spekulimit që ngrihet mbi dobësinë e anës emocionale të njerëzve, të cilët, për një arsye, ose për një tjetër, jeta i përball me sistemin e drejtësisë. Përfshirja e emrit të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, të nderuarit Xhezair Zaganjori, gjyqtar me integritet të lartë moral e profesional, në një skenë të improvizuar nga disa spekulantë të rëndomtë, përbën apel për një hetim të shpejtë e profesional, për të treguar se këto raste nuk mund të shërbejnë si burim frymëzimi për një fushatë populiste kundër gjyqësorit dhe gjyqtarëve.
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë gjen rastin që të apelojë edhe njëherë se, më shumë se fjalët e retorika armiqësore ndaj gjyqësorit e gjyqtarëve pa dallim, identifikimi jopërgjithsues i përgjegjësive dhe promovimi i vlerave bazuar në merita përbëjnë rrugën e vetme të besueshme për një gjyqësor të pavarur e përgjegjshëm.
REAGIMI I HALIMIT NE FACEBOOK
"Mungesa e besimit tek drejtesia ka marre padyshim keto dite nje dimension akoma me negativ nga publikimet e emisionit Fiks Fare. Ne nje kohe kur aktoret e drejteperdrejte te permendur nuk kane reaguar, pervec z.Zaganjori te cilin persa profesionalisht e njoh kam bindjen e plote se nuk ka lidhje me kete histori, ne siperfaqe kane dal spekulate qe flasin ne emer te aktoreve te drejtesise, te gatshem qe rastin ta shfrytezojne per te nxire gjithe sistemin dhe minuar besimin tek drejtesia.
Pamjet e emisionit i nxorren ne siperfaqe qellimet e spekulanteve politik, qe duke mos qene te zote te bejne ndarjen e pergjegjesive jane gati te sulmojne akoma me fort gjyqesorin duke paralajmeruar denime kolektive.
Per t’i ardhur ne ndihme qytetareve, per t’i dhene informacionin dhe garantuar transparencen qe meritojne, per te kuptuar ku e verteta perfundon dhe ku nis spekulimi por edhe per te ridimensionuar raportin e publikut me drejtesine, E VETMJA ZGJIDHJE E DUHUR ESHTE HETIM I PLOTE, I SHPEJTE DHE EFIKAS, MUNDESISHT PER PAK DITE, KU FAJTORET TE NDERSHKOHEN PER AQ SA MERITOJNE, DHE SPEKULIMET PER ATA QE NUK KANE FAJ TE MARRIN FUND.
Nese kjo nuk ndodh, madje nese nuk ndodh shpejt, atehere do demtohet akoma me shume sistemi i drejtesise dhe perfundimisht do te humb ne rruge pa kthim besimi qytetar. Nese hetimi i shpejte, efikas dhe i besueshem nuk ndodh atehere spekulantet politike do kene akoma me shume hapesire per te hedhur balte mbi drejtesine, per ta kercenuar dhe me pas per ta perdorur.
Heshtja e drejtesise ne kete moment, e demton akoma me shume vete ate, ndaj hetimi i shpejte, efikas dhe i plote eshte emergjence.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

5 mln lekë për të ndryshuar masën e sigurisë,pezullohet prokurori i Pukës