Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ka reaguar sërish ndaj qëndrimit të Partia Demokratike lidhur me procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke e cilësuar mosdërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese si provë të një marrëveshjeje të fshehtë me Partia Socialiste.

Në një deklaratë publike, Unioni shprehet se zgjedhja e Avokatit të Popullit në Kuvend më 11 dhjetor 2025 dhe më pas heshtja e Grupit Parlamentar të PD-së, pavarësisht tensioneve të deklaruara më herët, dëshmojnë një “pazar të pistë politik”. Sipas Unionit, edhe pse u krijua perceptimi i një përplasjeje të fortë politike, prej gati një muaji kjo çështje është mbuluar nga heshtja.

Deklarata e plotë:

Mos dërgimi në Gjykatën Kushtetuese, zgjedhja  e Avokatit të Popullit nga Grupi Parlamentar i PD, tregon marrveshjen e pistë të këtij institucioni me Partinë Socialiste!

Edhe pak ditë dhe mbushen një muaj që në mes të një tensioni të stisur nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, në Parlament me 11 dhjetor 2025 nga ana e këtij institucjoni që mbahen sikur përfaqësojnë opozitën e djathtë,e ka  kapluar heshtja! Kryetari i këtij Grupi, kur reagoi shoqëria ndaj marrëveshjes së pistë të këtij politikani për zgjedhjen e Avokatit të Popullit me mashtruesin urrejtës të Mazhorancës fatosi i Enverit Taulant Balla, Gaz Bardhi  deklaroi para mediave se ne do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese se kemi tërhequr firmat për të gjithë kanditatët.

35 deputetë të opozitës u diskritiduan para shqiptarve , ku në mes këtyre ishin dhe deputet që vinin nga familje të përsekutuar politike, nga këta deputet prisnim ne antikomunistët që i kishim votuar të kërkonin falje që u bënë pjesë e pushkatimit politikë të kanditaturës së shoqërisë civile dhe të përndjekurve politikë të Shqipërisë, për Avokat Populli, ata sëbashku  me 28  deputetët e tjerë të kësaj opozite që skan asnjë lidhje politike ideologjike me të djathtën vetëm përkrahjen e PD, dhe jan zgjedhë deputet pa asnjë kontribut antikomunist apo konservatore ishin të kënaqur që firmosën për kanditaturën e partisë enveriste që drejtohet nga Kryeministri më i korruptuar i europës së pas luftës së dytë botërore Edi Rama, një Kryeministër që urren antikomunistët njëlloj si udhëheqësi shpirtëror i tij diktatori Enver Hoxha.

Ky grup parlamentar ka 25 vite që nuk flet asnjë fjalë në parlament për krimet e komunizmit, që nuk i bashkohet Kongresit Amerikan dhe President Donald Tramp që denon krimet e

Komunizmit. Nuk flasin për lirinë e cënuar çdo ditë nga diktatura e Ramës, nuk shqetsohen për demokracinë që u venit, nuk u shqetsuan që të persekutuarit u ridenuan, që njeriu i ndershëm nuk doli mbi ujë nga kjo kënetë e fëlliqur  e politikës komuniste që duartrokitet nga Partia që përfaqësojnë këtë elektorat. Vizioni i këtij grupi parlamentar është Shqipëria të drejtohet nga xhelatët e komunizmit.

Pushkatimi politik që ju bë me 11 dhjetor 2025 nga ky grup parlamentar, kanditaturës antikomuniste, për Avokat populli, na motivon ne të përndjekurit politikë të Shqipërisë të mos tërhiqemi nga kauza e lirisë, të mbrojmë demokracinë nga pushtimi komunistë shqiptar. Ideologjia komuniste që nuk luftohet nga ky grup parlamentar i PD, na motivon ti çjerrim maskën lojës së Kim Filbit që bane ky institucjon që merr votat e antikomunistave dhe bashkohet me Partinë Socijaliste kudra shtresës që e ka votuar nga 35 vite, dhe sot marrin rroga të majme duke u bërë sherbetorë të rilindjes komuniste!

Është koha të denojmë lojën e pistë tradhëtare të këtyre deputetve që bahen sherbetorë të Edi Ramës dhe Partisë Socjaliste, duke shkelur mbi gjakun e 6000 shqiptarve që skan një var në token e tyre, dhe ky grup as mer mundin të mban një minut heshtje në parlament për këta martirë të lirisë që i sollën Shqipërisë lirinë e munguar prej 50 vitesh diktaturë.

Ky grup që nuk flet për vrasjen e dëshmorëve ish të përndjekur politikë që i vrau Partia socjaliste në vitet e tmerrshme të 97-2000 si Besnik Hidri, Lek Coku, Kujtim Frangu, Isuf Uka, Astrit Kalenja që të ekzistonte Partia Demokratike

Antikomunistat ish të përndjekur politikë nga diktatura, nuk do të pranojnë kurrë që këta deputet të pështirë, komik të lozin me të drejtat dhe liritë e antikomunistave shqiptar!

Ju që mashtroni elektoratin e djathtë, nuk mund të keni besimin tone, ne ju dhamë votën që të jeni konservatorë antikomunistë, jo sherbetorë të Edi Ramës, dhe të përfshiheni në korrupsionin që jua servis Edi Rama me asetet shtetrore.

Nqs ju ka mbetur pak ndërgjegje jepni dorheqje se nuk bëhet politikë pa moral!

Nuk ju besojnë shqiptaret e aq më pak antikomunistët mashtrimeve dhe lojrave të pista që bani me mazhorancën enveriste vetëm se majmemi me rrogat dhe lejët e ndertimit që ju a jep ky pushtet kriminal.

Shqipëria ka nevojë për antikomunizmin konservator për ta shpëtuar demokracinë dhe për ta ruajtur lirinë e shqiptarve!

Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.

Shoqata antikomuniste 14 janari!

 Shoqata antikomuniste 2 Prilli!

Shoqata Kombëtare e Kulakëve të Shqipërisë