Unioni i Transportit Publik: Nuk do të ketë abone për muajin mars! Jemi në kolaps ekonomik, Qeveria nuk na ndihmoi

Nga data 1 mars, qytetarët do të duhet të paguajnë me lekë në dorë shërbimin e transportit publik, kjo për shkak se për këtë muaj nuk do të ketë abone.

Kjo u bë me dije nga Unioni i  Transportit Publik, masë e marrë prej tyre pas ultimatumit ndaj qeverisë për të përmbushur kërkesat në drejtim të uljes së çmimit të karburantit. Sipas Unionit, ata ndodhen në kolaps ekonomik dhe se ndihma reale nga qeveria kishte munguar.

"Në vijim të shkresave dërguar të gjitha institucioneve vendimmarrëse në lidhje me problematikat e transportit publik qytetas në nivel kombëtarë, që kanë të bëjnë me pamundësinë financiare të operimit normalisht, informojmë qytetarët se në mungesë të një ndihme reale nga Qeveria, janë të pamundur për të ofruar të gjitha shërbimet e këtij aktiviteti. Sa më sipër, për muajin Mars, nuk mund të ofrohet si shërbim me bileta të pajtimit mujor (ABONE), pasi aktiviteti që ne përfaqësojmë ndodhet në kolaps ekonomik. Mbetemi ende me shpresën e një zgjidhje të kësaj situate sipas premtimeve të bëra", thuhet në njoftim.

Më 21 shkurt, Shoqata e Transportit Qytetas i dërgoi një letër qeverisë dhe Bashkisë Tiranë lidhur me marrjen e masave për rritjen e çmimi të naftës, pasi sipas tyre kjo po pengon dhënin e shërbimeve për qytetarët. Për të mundësuar dhënin e shërbimit Shoqata e Transportit i drejtoi 4 kërkesa qeverisë dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë për të vazhduar me dhënien e shërbimit, në të kundërt ata kërcënuan se duke filluar nga 1 marsi do të ndërpresin punën. Megjithatë masa e marrë prej tyre ishte heqja e aboneve për këtë muaj.

Kërkesat e tyre:

1. Rimbursimi i TVSH në shitje

2. Heqja e akcizës 37 lekë/litër

3. Heqja e taksës së qarkullimit në karburant për subjektet e licensuara që ushtrojnë aktivitetin në transportin urban (qytetës) 27 lekë/litër

4. Rimbursimi nga Ministritë e linjës lidhur me kategoritë (Invalidë pune, Të verbër, Paraplegjik, Tetraplegjik, Studentët) të cilët përfitojnë cmim të reduktuar ose falas, referuar dispozitave të Ligjit Nr.37/2014 “Për disa shtesa në Ligjin 8308 dt.18/03/1998 për Transportet Rrugore” të ndryshuar, për zgjidhjen e kësaj cështje.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë