Protesta e Unionit të Gazetarëve ditën e edjeshme shkaktoi disi pragmatizëm te partitë politike. Këto të fundit meduan se nuk duhet ti merrnin kasetat e dërguara nga Unioni i Gazetarëve sepse asnjëra prej partive politike nuk ndihej përgjegjëse për këtë vendim. Unioni i Gazetarëve u ndje disi në faj kur dy selitë e partive ditën e djeshme u thanë se nuk i pranonin kasetat sepse ato kishin regji qendrore dhe ishin live në transmetimet e tyre direkte.

Dhe ja ku jemi. PD dhe PS na kanë garatuar një regji qendrore që na bën të mundur transmetimin live pa kaseta. Dhe ne gazetarët, meqënëse nuk kemi kapacitetet e nevojshme, pranojmë edhe këtë transmetim live pa provuar të vërtetën e tij.

A duhet apo jo që ne të ndjekim këtë logjikë të pasqyrimit të lajmit?

Unioni i Gazetarëve, ku unë jam prezent, protestoi dje kundër kasetave. Selitë e partive na thanë atë që ne dinim për regjinë qendrore e transmetimin live. Në fund të fundit, është e njëjta gjë: ne varemi nga e njëjta regji qendrore nga PD e PS për të transmetuar kronikat e këtyre partive.

Personalisht jam kundër një praktike që do të diktojë gazetarët të ecin në logjikën që i drejtojnë partitë, edhe pse kjo mund të ndodhë edhe me mua nesër. Unë mendoj dhe shpresoj, që profesioni ynë, i të gjithë ne gazetarëve, është për të qenë të paanshëm, të pavarur, të lirë të pasqyrojmë realitetin, larg steriotipeve që na falin partitë gjatë një fuahate.

Gazetarët kanë një detyrë të vështirë, edhe pse kanë pronarë të ndryshëm. Disa prej nesh, mund të jenë konfromist ose jo konformist në poziciononin e tyre. I mirëkuptoj të gjithë kolegët që nuk ishin prezent në protestën e djeshme të gazetarëve, për interesa të vogla, meskine, mediokre që na fyejnë të gjithëve, por që nën zë, dhe me mesazhe kemi mbështetjen për të njëjtën gjë: bravo që protestoni!

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)